IBE - Një aksident rrugor me pasjoë plagosjen e disa personave ka ndodhur në Ibë. Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.
 
Sipas policisë e mbërritur në vendin e ngjarjes, shkak i këtij aksidenti është bërë një parakalim i gabuar nga një prej automjeteve. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
 
Sakaq, vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes nga ana e uniformave blu. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)