Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Tiranë-Peshkopi.
Shtatë persona të plagosur është bilanci i përplasjes së dy mjeteve, një autobus me një autoveturë.
Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur "Tre çezmat", ku janë përfshirë në aksident automjeti furgon me targa AA925FO me drejtues M.H që transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi dhe automjeti Pezho me targa AA714MU, me drejtues E.T që lëviste nga Peshkopia për në Tiranë.
Menjëherë drejt vendngjarjes kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe banorë të zonës të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
Katër prej tyre kanë marrë plagë të rënda, ndërkohë që 2 persona janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Rreth orës 16:30 njoftohemi se tek "Tre çezmat", në aksin rrugor Shupenzë –Bulqizë ka patur një përplasje mjetesh.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore si dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se:
Automjeti furgon me targa AA925FO me drejtues M.H që transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi është përplasur me automjetin Pezho me targa AA714MU, me drejtues E.T që lëviste nga Peshkopia për në Tiranë.
Si pasojë janë dëmtuar në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me helikopter drejt Tiranës shtetasit: F. H.rreth 40 vjeç dhe N.I rreth 65 vjeç.
Si dhe janë plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetësja G.T, 18 vjeçe nga Dibra e cila po transportohet për në spitalin e Peshkopisë si dhe L.L , 59 vjeçe nga Tirana po transportohet me ambulancë për në Tiranë.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
[gallery]19106[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO