Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Fushë Kruje-Milot. Një makinë tip Reno me targa AA 719 IV me drejtues Pal Dedaj 27 vjeç i lindur në Pukë dhe banues në Tapizë ka përplasur dhe e ka marrë përpara mbi 500 metra një person që po udhetonte në këmbë duke i shkaktuar plagë të rënda, i plagosuri quhet Kole Shkreta nga fshati Derven i Krujës.

I plagosuri ka mbetur i shtrirë në rrugë pa ndjenja dhe i mbuluar në gjak prej më shumë se 1 orë.

 Autori i aksidentit është ndaluar nga policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në gjendje kritike në Spitalin e Traumeë, në Tiranë. 

Problemi i autoambulancës është një problem i madh pasi qendra shëndetësore Fushë Krujë nuk ka autoambulancë prej 1 viti dhe pritet që të aksidentuarit të transportohen kur të vijnë autoambulancat nga Kruja.

Edhe Policia e pranon si një shqetësim konkret mungesën e autoambulancës, aq më tepër në një aks rrugor me qarkullim të madh dhe aksidente të shumta.

[gallery]19075[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com