RADHIMË- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Rradhimë të Vlorës. Tre automjete janë përfshirë në aksident e ndërsa mësohet se shkak është bërë dalja nga rruga e një prej automjeteve.

Shoferi i cili doli nga rruga është përpjekur të shmangë një makinë që kishte përballë e cila po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara. Në përpjekje për të shmangur makinën me shpejtësi, shoferi është përplasur me 2 makina të tjera të cilat  ishin të parkuara.

Fatmirësisht, nuk raporohet për asnjë të lënduar, por vetëm dëmet materiale që kanë pësuar makinat.

1625308602_e103fb1ad9e64bdc8bcda51ac0a7ba81.jpg

1625308654_75b7006b5de54073a36200add58ba2ef.jpg

1625308679_a0b51c533a2d469dbbbfdc921c8ecea1.jpg

Pamje nga aksidenti