Nje aksident është regjistruar pak para mesditës së sotme ku janë përfshirë dy mjete në qarkullim dhe një mjet i parkuar. Aksidenti u shënua në zonën më të populluar të unazës së Pogradecit.
Mësohet se nga aksidenti janë regjistruar dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po merret me shkaqet e aksidentit.
Komento