Aksident tragjik! 'Audi' me shpejtësi skëterre goditi kamionin! 4 të vdekur në Fushë Krujë (VIDEO)

Katër persona humbën jetën nga një aksident tragjik mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 në autostradën Fushë Krujë-Laç në afërsi të fshatin Borizanë, ndërsa viktimat janë nga fshati Larushk. Personi që drejtonte makinën ishte Flamur Visha. Nga të dhënat e para mësohet se ata po ktheheshin nga veriu për në Tiranë, ndërsa si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëviznin, 'Audi' goditi një kamion me targa të Kosovës nga pas.

Përplasja fillimisht rezultoi fatale për tre nga katër personat që po udhëtonin me 'Audi'-n, pasi humbën jetën në vend, ndërsa i katërti u nis me shpejtësi për në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, por ndërroi jetë rrugës. Kujtojmë që në orarin që u regjistrua aksidenti nuk lejohet jo vetëm lëvizja e njerëzve për shkak të situatës së koronavirusit, por as qarkullimi i makinave të paautorizuara.

Ende nuk dihet nëse makina tip 'Audi' kishte autorizim për të qarkulluar. Vendi ku ndodhi aksidenti është një nga pikat e zeza ku janë shënuar disa aksidente, ndërsa aksi nuk ka ndriçim duke vështirësuar lëvizjen për drejtuesit e makinave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:23
Rëndohet bilanci, shkon në 4 numri i viktimave nga aksidenti në Fushë Krujë

1584563181_FusheKruje.jpg
Rëndohet bilanci nga aksidenti tragjik në Fushë Krujë, pasi rrugës për në spitalin e Traumës ka ndërruar jetë edhe i plagosuri duke e çuar numrin e viktimave në katër. Të katër trupat e viktimave janë në spitalin e Traumës.

Ora 21:00
Tre viktimat e aksidentit nga Fushë Kruja! 'Audi' me shpejtësi i ra kamionit nga Kosova

1584561551_AKSIDNERT.jpg
Report Tv mëson se tre viktimat dhe i plagosuri nga aksidenti i rëndë mbrëmjen e sotme janë nga fshati Larushk i Fushë Krujës. 'Audi' me targë AA 848 ZZ mësohet si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte ka goditur  nga pas një kamion me targa të Kosovës. Përplasja ka rezultuar fatale për tre nga katër personat që po udhëtonin me 'Audi'-n.

Ora 20:55
Makina plotësisht e shkatërruar! Pamje nga aksidenti i rëndë me tre viktima

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme. Makina ku po udhëtonin katër persona, nga të cilët tre humbën jetën është shkatërruar plotësisht nga përplasja me një kamion nga Kosova.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babloku: 19/03/2020 10:50

    Ngushellime familejeve.

    Përgjigju
  • A...Zh: 19/03/2020 10:18

    Si mund te perqeshesh e tallesh me vdekjen!? Kjo pervecse nuk eshte njerezore, eshte edhe turpeshme. Ngushellime familjeve!

    Përgjigju
  • Makinat: 19/03/2020 09:41

    Siguria Rrugore në Nivel Minimal Ndërgjegjësimi Minimal Shmangni Udhëtimet Natën MOS Ecni me Shpejtësi MOS BLINI MAKINA BENZINE/BENZINË+GAZ VENDOS RRIPIN GJITHMONË!!! Të hetohet gjithçka e të nxirren Shkaqet se po ikin Jetë Të Rinjsh në Lule të Moshës. Sot edhe Serviset ta bëjnë Gropën se punojnë Lloj Lloj “Specialistësh” Ngushëllime Familjarëve

    Përgjigju
  • Eri: 19/03/2020 08:23

    Jam vete nga ajo zone edi mire ate segment borizan-derven-thumane eshte pike,RIP cunat qofshin te xhenetit

    Përgjigju
  • Leo: 19/03/2020 07:47

    Po sandri di gje apo uhytyryryry

    Përgjigju
  • CaBone: 19/03/2020 04:06

    Gjynof i modh. Sa po e lexoja lajmin dhe me erdhi shum keq per per kto cuna. Qofshin te xhenetit dhe u prehshin me paqe, i patshin lon jeten familjes. Jam perplas vet me 220 dhe e di cdo te thot. Ai qe i mer me goj kto raste eshte shpirt lig. Te vdekmit lerini ne boten e tyre, aty e kan pas kismetin. RIP Cuna

    Përgjigju
    • Andi: 19/03/2020 09:47

      Pse nuk vdiqe dhe ti, që mos maresh njeri ne qafë herë tjetër. Me 220km/h quhet vrasje me paramendim. Kafshë

  • Arbëri: 19/03/2020 03:55

    Ka shumë komente të pista këtu, ku mbeti empatia njerzore dhe ajo vllazërore ? Ngushllime familjarëve !

    Përgjigju
    • Lui: 19/03/2020 10:28

      Uore vlora, para se te fyesh te tjeret mos hap liber por te pakten kerkoje ne google cfare do te thote empati. Arberi e perdori me vend, megjithese mund te kishte perdorur fjalen shqipe “ndjeshmeri”. Por rendesi ka me shume permbajtja e asaj cfare shkruan. Ti vella vlore kujdesu pak per veten qe te dish dicka me shume dhe mos fyej te tjeret kur per vete ke shume nevoje dije..

    • Vlore: 19/03/2020 09:05

      Simpatia njerëzore dhe jo empatia, pseudoarbër

  • Tirana: 19/03/2020 01:06

    AVASH O NJEREZ mosni keshtu,,ne rruget dhe autostradat tona shume te mangeta duhet te ecesh maksimumi 80-90km /ne ore,,mos e kaloni kete shpejtesi,,,le tu thote shoku juaj ec ,,ec me shpejt,,duhet ti thuash jo,,,ndryshe merr jeten tende dhe te shokut....te ecesh ngadale e me syte 4....ngushellime familjeve,,,humbja eshte e madhe...

    Përgjigju
  • Çingapoku: 19/03/2020 00:56

    Gjynof se ikën të rinj. Si ishte shkrujt te artikulli: është një nga pikat e zeza ai segment sepse nuk ka ndriçim, po mir ce keni ndërmend të boni për të eleminuar këtë rrezik vdekjeprurës te ai segment rruge. Inxhenjeria urbane nuk len zgjedhjen në dorë të perdoruesve të infrastrukturës por i indukton ato te zgjedhja më e përshtatëshme. Apo kujt i plasi mjafton të bojm me faj shoferët edhe jemi në rregull?

    Përgjigju
    • Çingoja i Pokut djali i efgjitite: 19/03/2020 09:09

      Injorant rrugete ç faj kanë po te ikesh me shpejtesi te madhe? Individe si ti nuk duhet të lejohene të marin patente. Duhete urgjentish qe provimit për patente ti shtohete dhe kontrolli te psiqatri. Jam i sigurt se me shume së gjysma e shofereve duke perfshire edhe ty nuk do e mernin patenten.

  • Ops: 18/03/2020 23:20

    Kokpalare qe levizin me makina 20-30-40 mij € pa punuar nje dite , dhe besoj jane plot me mall, si pasoj e qeveris rilindase qe ne zonen fush kruje kruje lezhe lac nuk la legen pa marr me vete

    Përgjigju
  • Firr: 18/03/2020 23:13

    O taleban kamikaz ca bere shiite taleban musliman

    Përgjigju
    • Kafsha: 19/03/2020 09:10

      Ik ore kokrra e injorantit

  • WTF: 18/03/2020 22:32

    Arriten heret ne destinacion provincialet e pagdhendur.

    Përgjigju
    • WTF: 19/03/2020 10:24

      Nuk me ndodh mua daku se nuk i kam thene trurit ik pirdhu si puna ketyre. Per idiote kamikaze qe i japin makines pa pike pergjegjesie nuk me vjen gjynah fare, sepse fare mire mund te kishin marre jete te pafajshme po te kishte makina te tjera ne rruge. Keta jane vrases!

    • Darbe: 18/03/2020 23:55

      Sot keta neser te ndosh dhe ty ndoshta prandaj qe mos i ofendo njerzit kot robq..

  • E paskan: 18/03/2020 22:14

    Bo vetes gjynah se te ri por askush nuk I Paska pasur faj vec vetes

    Përgjigju
  • Lui: 18/03/2020 21:40

    E paskan patur gjoben teper te larte.. Mire drejtuesi qe nuk e rruan per jeten e vet, por te pakten ta rruaj per ata te tjeret se eshte gjeja me e ulet mos te kesh pergjegjesi per tjetrin, sidomos kur behet fjale per jeten..

    Përgjigju
  • Kafsha Faik Plera e Gërdalles Myzeqe: 18/03/2020 21:27

    Fshatarë të pa gedhendure

    Përgjigju
    • Kafsha Faik Plera e Gërdallës Myzeqe: 19/03/2020 09:15

      Ore injorantë mësoni shqip njëherë pastaj komentoni! Pa tre klasë shkollë morët nganjë celular dhe yxhym të komentoni. Këtu duket sa j’u vlen lëkura, injorantë!

    • Nikla: 18/03/2020 23:50

      Mylle gojen mos ha m Fshatare te pagdhend shif jeten tate mos tju ngjoj me fol se jua ki nanen R.I.P i madhi MUL VISHA

    • kafsha faik: 18/03/2020 23:40

      ti je ordi mor pis ktu ka ndodh tragjedi ti ha mu....nga kulltuku te shpija

    • Laci lac: 18/03/2020 22:48

      Tan robt ..ti qytetare e gdhendur

  • gloria: 18/03/2020 20:59

    ULNI SHPEJTESINE,,,makina nuk te fal….,,..

    Përgjigju
    • Avash: 19/03/2020 08:56

      Kujt i thua.Tani që është situatë emergjente e karantuni edhe ata pak veta që lëvizin me makinë duhet të kenë kujdes nga shpejtësia e tepruar sepse nëse rruga të ngjan bosh gabohesh se lejet e qarkullimit i kanë kryesisht makinat e rënda e furgonat e shërbimit që lëvizin me mprehtësi të reduktuar dhe bllokojnë nyjet e qarkullimit.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin

FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin