Një aksident me vdekje është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e Yrshekut. Një motor është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Pas ngjarjes, policia ka arrestuar shoferin e automjetit.