Një çift bashkëshortësh në Pogradec kanë përfunduar në spital pasi dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike (herbicid).
Mësohet se B.O, 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij 40 vjeçe, po marrin trajtimin e nevojshëm në spital ku tanimë raportohet se gjendja e tyre është e qëndrushme. Ata kanë rrëfyer se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht pasi e kishin ngatërruar lëndën helmuese me shishen e uthullit.
“Më datë 20.12.2022, në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid). Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve”-thuhet në spital.
Ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.