Sipas gazetës gjermane “Bild” mësohet se 28-vjeçari, që prej vitit 2008 vuante nga depresioni dhe se kohët e fundit ka pasur edhe një krizë në marrëdhënien me të dashurën e tij.
CNN ka bërë publike një listë të të gjitha aksidenteve ajrore të siguruar nga Rrjeti i Sigurisë së Aviacioneve, ku tregohen të gjitha rastet e aksidenteve ajrore, të cilat dyshohen të kenë ndodhur qëllimisht nga pilotët.
Avioni Mozambique Airlines Flight 470, në 29 nëntor të vitit 2013 u rrëzua dhe ra në një park lojërash në Namibi. Nga aksidenti humbën jetën 27 pasagjerë dhe 6 persona të ekuipazhit. Avioni fluturonte nga Mozambiku për në Angola. Rrëzimi i avionit erdhi pasi piloti kryesor u largua nga kabina dhe ja la pilotimin ndihmës pilotit i cili aktivizoi zbritjen e menjëhershme e cila solli dhe rrëzimin e avionit.
Aksidenti tjetër është a i linjës EgyptAir Flight 990, i cili ka ndodhur më 31 tetor të vitit 1999. Avioni fluturonte nga Kajro për në New York. Hetuesit zbuluan se avioni ra kur piloti la kabinën dhe të gjitha veprimet të cilat shkaktuan rrëzimin e avionit i bëri bashkëpiloti. Avioni me 202 pasagjerë dhe 15 persona të ekuipazhit ra në oqean dhe të gjithë personat në bord mbetën të vdekur.
Më 11 tetor të vitit 1999, ka ndodhur një tjetër aksident i rëndë ajrorë me një avion të linjës Air Botswana. Një pilot i kësaj kompanie mori një avion dhe kërcënoi se do të shkaktonte përplasje me avionë të tjerë. Nga ajri ai bëri disa kërkesa, një nga të cilat ishte ajo për të folur me presidentin e vendit. Edhe pse u bënë përpjekje për të negociuar me të nuk u arrit të shmangej tragjedia.
Aksidenti tjetër tragjik është ai i kompanisë SilkAir Flight 185, i ndodhur në 19 nëntor të vitit 1997. Avioni kthehej nga Xhakarta në Singapor me 104 persona në bord. Hetuesit e këtij aksidenti arritën në përfundimin se rrëzimi i avionit ishte shkaktuar qëllimisht nga piloti.
Tjetër aksident tragjik është ai i 21 gushtit të vitit 1994, i avionit Royal Air Maroc Flight 630. Në këtë tragjedi mbetën të vrarë 40 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Avioni fluturonte nga Agadia për në Kasablanka. 10 minuta pasi u ngrit nga toka avioni humbi kontrollin dhe u rrëzuar mbi malet Atlas. Hetuesit thanë se piloti e ka përplasur qëllimisht avionin në mal edhe pse pati shumë diskutime nëse kishte ndodhur vërtetë kështu.
Këto janë disa nga aksidentet më të rënda ajrore që për shkak të pakujdesisë apo të gabimit të pilotëve që kanë marrë shumë jetë njerëzish.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)