Aksidentet rrugore u ulën me 15.3% gjatë 2022, eksperti Qibini: Problem mbetet nata, s'ka ndriçimin e duhur! Për shpejtësinë 130 km/h duhen ndryshime në infrastrukturë

Një raport i INSTAT tregon se aksidentet rrugore gjatë vitit 2022 u ulën me 15.3%. Eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini thotë se infrastruktura rrugore është përmirësuar por mbetet problem ndriçimi gjatë natës.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot, live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Qibini bëri një krahasim të shifrave dhe tha se moshat e reja mbeten problematike për aksidentet.

“Në 2021 kishim 603 aksidente, në 2022 519. Pra 84 aksidente më pak. Po ashtu në 2022 kishim 8 të vrarë më pak. Mbeten problematike moshat nga 24 deri në 35 vjeç për shkaktimin e aksidenteve, pra 17.2%. Ka përmirësim të infrastrukturës rrugore, por problem mbetet nata se nuk ka ndriçim të duhur. Kemi vetëm Kavajë-Durrës që është me ndriçim ndërsa rrugë të tjera janë pa ndriçimin e mjaftueshëm. Shpesh herë në segmente rrugore ka mangësi të sinjaleve të rrezikut. Shpesh kemi tabela që janë kontradiktore dhe s’kemi sinjalizim të drejtuesve për një kthesë të padukshme, rënie gurësh”, tha Qibini.

Një nga propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugor është shtimi i shpejtësisë maksimale nga 110 deri në 130km/h, për të cilën Qibini është kundër. Ai u shpreh se nuk janë ende standardet e duhura në rrugë për këtë.

“Duhen bërë ndryshime në infrastrukturë, pastaj në ligj. Infrastruktura jonë nuk i përshtatet shpejtësisë 130 km/h por krijon problematikë prej lagështirës e ngricave sepse rruga nuk është në standardet e duhura.”, tha Qibini.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 18/01/2023 16:16

    Makinat nuk zbatojne rregullat e qarkullimit mbasi nuk ka sinjalistike per te gjobitur cdo shkeles te rregullores qarkullimit, mungojne radaret elektronik qe gjobit kedo qe shkel rregullat e qarkullimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin