Ministria e Punëve të Brendshme iu ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes në rrugë dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor, për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre.
Në një njoftim të MPB-së theksohet se është duke u ndjekur me seriozitet zbatimin i planit të masave nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e jetës dhe shëndetit nga aksidentet rrugore.
“Efektivi i Policisë së Shtetit është 100% në detyrë për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ndërkohë që siguria e jetës nis nga përgjegjshmëria e çdo qytetari për të zbatuar rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugor. Policia e Shtetit do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës me shërbime të përforcuara, për të ndëshkuar çdo shkelës të ligjit e për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo moment”, theksohet në njoftimin e MPB-së.
Gjithashtu Ministria e Brendshme thotë se sezoni turistik ka sjellë një shtim shumë të madh të fluksit të lëvizjes në akset rrugore kombëtare, por edhe urbane.
“Ardhja shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendet e tjera apo edhe i një numri të lartë turistësh të huaj ka bërë që numri i automjeteve në rrugë të jetë shumë herë më i lartë. Vetëm gjatë periudhës 1 qershor – 10 gusht në pikat e Kalimit Kufitar kanë hyrë dhe dalë në territorin shqiptar 1.089.604 automjete”, thekoshet në njoftimin e ministrisë.
PDF - Njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendshme
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PDF - Njoftimi i plotë i Ministrisë së BrendshmeRedaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)