“Kishte frikë se problemet e tij mjekësore mund ta ndalonin së fluturuari.” Ky motiv i mundshëm është publikuar sot nga mediat botërore, rreth arsyes së përplasjes së qëllimshme të avionit Germanwings nga piloti Andrea Lubitz.
“Tani për tani, një nga motivet është se Lubitz i frikësohej problemeve të tij mjekësore, duke menduar se do të rrezikonin aftësinë e tij për të pilotuar”- thotë për gazetën një nga investiguesit e çështjes. Më parë, një zëdhënës i Prokurorisë në Dusseldorf të Gjermanisë deklaroi se problemet psikike të pilotit kishin filluar që në periudhën kur ishte student.
Dokumentet mjekësorë vërtetojnë se ai kishte tentuar vetëvrasjen një herë përpara se të merrte liçencën e pilotit. Por provat nuk tregojnë shenja agresiviteti të Lubitz para se të niste fluturimin.
Burime pranë aviacionit gjerman thonë se piloti kishte kaluar vetëm testin fizik të çertifikatës vjetore të pilotëve. Mungonte në këtë çertifikatë testi psikologjik.
Shefja ekzekutive e kompanisë Lufthansa deklaroi se ai ishte 100% i aftë për të fluturuar, por një gazetë franceze pohon se piloti vuante çrregullime ankthi me simptoma depresioni.
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com