Britmat kanë mbuluar aeroportin e Dusseldorfit në Gjermani, kur prindërit që prisnin të takonin fëmijët e tyre që vinin nga Spanja mësuan se ata kishin vdekur nga rrëzimi i avionit, një fakt i tmerrshëm që ata nuk mund ta besonin.
Një punonjës i sallës VIP të aeroportit tregoi se “Ata u shembën në tokë dhe ulërimat e grave jehuan në sallën VIP ku ata ishin vendosur për t’u dhënë lajmin. Të copëtohej zemra kur shihje sesa u binin numrave të celularëve të fëmijëve të tyre duke tentuar me çdo kusht t’u dëgjonin zërin dhe më pas i përplasën ato në tokë kur panë se nuk kishte përgjigje.”
Ndërkohë që në shkollën Josef-Koenig-Gramma në Haltern-am-See pranë Duseldorfit u ndezën qirinj në nderim të 16 fëmijëve të vdekur në avionin Airbus320 të rrëzuar në Francë.
Drejtor i shkollës Ulrich Wessel u shpreh se "Kurrë nuk kanë përjetuar një errësirë të tillë, një ditë kaq të zezë."
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com