Kevi Bardhi, djali i kryebashkiakut të Kurbinit, Artur Bardhi, është arrestuar nga policia pasi u përfshi dje një aksident të rëndë rrugor në aksin Fushe-kruje-Milot, ku i aksidentuar mbeti efektivi i policisë, Lekë Ndrecaj.
Kevi Bardhi, u prangos pasi u largua nga vendngjarja, ndërsa mësohet se efektivi i policisë ndodhet në gjendje te rëndë në spitalin e Traumës.
Aksidenti ndodhi dje paradite, ku automjeti që drejtohej nga Kevin Bardhi, përplasi fillimisht një furgon e më pas furgoni goditi nga mbrapa makinën e policisë. Si pasojë i aksidentuar mbeti policia Lekë Ndrecaj, ndërsa djali i kryebashkiakut u largua nga vendngjarja dhe u drejtua vetë në spitalin e zonës.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë dalja në mënyrë të menjëhershme në superstrade e mjetit tip Ford me targë AA 602 CH, i cili është përplasur fillimisht me makinën e 20-vjecarit dhe më pas edhe me një makine policie që ishte në shërbim e parkuar anë rrugës.
Djali i kryebashkiakut njihej për pasionin e tij për makinat e shpejtësine e lartë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com