Aksidenti i Lushnjës, Braçe i indinjuar: Rasti kur të jesh deputet është kot! Kam dy vite që flas dhe s’bëhet asgjë, numëroj të vdekurit!

Aksidenti i Lushnjës, Braçe i indinjuar: Rasti kur të jesh deputet është kot! Kam dy vite që flas dhe s’bëhet asgjë, numëroj të vdekurit!

Deputeti Erion Braçe dhe pamje nga aksidenti në Zhymë

Aksidenti tragjik i ndodhur mesnatën e 6 Gushtit në aksin Lushnjë-Fier, te “Sheshpushimi i shoferit” me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari, ka indinjuar edhe deputetin socialist të zonës.

Erion Braçe ka reaguar në rrjetet e tij sociale pas ngjarjes në fshatin Zhymë, duke ia vënë përgjegjësinë kryesore autoriteteve rrugore, për shkak të gjendjes së aksit problematik.

Braçe thotë se në këtë segment rrugor, nga Krutja në Zhymë, ndodhin shpesh aksidente me vdekje, dhe për këtë fakt “ka dy vite që flas dhe lutem”, thotë ai, por nuk është marrë asnjë masë.

Në aksidentin e fundit humbi jetën pasi makina doli nga rruga, u përplas me një shtyllë elektrike dhe ra në kanalin e betonit, 29-vjeçari Erjon Fredi Kuka, banues në Divjakë, pikërisht një nga zonat ku Braçe ushtron detyrën e ligjvënësit prej disa vitesh.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

“Kjo është dita dhe rasti, kur të qenit deputet është plotësisht kooot, tërësisht i padobishëm. Është një copë rrugë nga Krutja në Zhymë dhe në “Pushimin e Shoferit”. Ka vdekur një djalë i ri dje, përsëri!

Në të njëjtin vend, në të njëjtën kthesë që vret njerëz; Në të njëjtin vend për të cilin kam dy vite që flas, bërtas, lutem e lus drejtorë, menaxherë, kompani, administratorë, kontraktorë, të gjithë me radhë i lut deputeti;

Dy vite kanë bërë asgjë, zero! Dhe deputeti që vë fytyrën e tij atje thjesht numëron të vdekurit dhe i vjen turp edhe të ngushëllojë! Nuk di, por nëse të gjithë këta bëjnë asgjë, për çfarë duhen, për çfarë”.

Postimi i deputetit Braçe

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

 ‘Leje unike!’ Shërbime të reja në e-albania për punësimin e të huajve

‘Leje unike!’ Shërbime të reja në e-albania për punësimin e të huajve