Aksidenti i rëndë i vitit 2019 në Shkup, të akuzuarit dënohen me 39 vite burg, humbën jetën 16 persona
Pamje pas rrëzimit të autobusit në Maqedoni të Veriut më 2019
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar të enjten me 39 vite burg, gjashtë personat e akuzuar për një aksident me autobus më 2019 në afërsi të Laskarcit të Gostivarit, si pasojë e të cilit patën vdekur 16 persona. Shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, është dënuar me 14 vjet burgim, ndërsa shefi i kompanisë “Durmo Tours”, Durmish Beluli, është dënuar me katër vjet burgim.
Me gjashtë vjet burgim është dënuar përgjegjësi për transport në këtë kompani, Remzi Miftari, ndërsa me nga pesë vjet burgim janë dënuar punonjësit e qendrës teknike të kompanisë, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski. Aksidenti i rëndë rrugor pati ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, kur një autobus që po udhëtonte për në Gostivar, pati dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një hendek përgjatë autostradës.
Në autobus kanë qenë rreth 50 persona, kryesisht punonjës të administratës dhe të tjerë që po ktheheshin në shtëpitë e tyre. Gjykata ka shqiptuar për të gjithë të pandehurit një dënim dytësor -ndalimin e kryerjes së veprimtarisë në kohëzgjatje prej pesë vitesh.
Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për të akuzuarit deri në marrjen e aktgjykimit të formës së prerë, ndërsa mbrojtja ka kërkuar masa më të lehta, për faktin se disa prej të dënuarve tashmë janë nën masat e sigurimit.Ky aksident pati shkaktuar reagime të shumta në opinion, për shkak të zgjatjes së procedurës gjyqësore dhe “dyshimeve për ndikime politike me qëllim shpëtimin e personave të caktuar dhe hedhjen e fajësisë vetëm te shoferi i autobusit”.
Procesi gjyqësor pati rrezikuar edhe kthimin në rigjykim, për shkak të emërimit të gjykatëses së rastit në Gjykatën e Apelit.Por, pas reagimit të palës mbrojtëse, familjarëve dhe opinionit më të gjerë, gjykatësja është kthyer në detyrë për të marrë vendim për këtë rast./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti
11 Dhjetor, 14:04
-
Shkup, shtyhet seanca në Kushtetuese ku kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe! Dy gjyqtarët shqiptarë bojkotuan! Do thirren ekspertët dhe partitë
11 Dhjetor, 11:56
-
Qindra njerëz protestojnë kundër ndotjes së ajrit në Shkup
10 Dhjetor, 22:35
-
Incident në Shkup, digjet flamuri maqedonas! BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Trump do heqë 'non gratat'? Ambasadorja amerikane paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
21 Nëntor, 16:37
-
Shkup/ Ali Ahmeti i shkruan letër dhe Mickoskit: Gjendja gjeopolitike më e rrezikshme se kurrë! Çdo prishje e re e marrëdhënieve ndëretnike do të kishte pasoja serioze
28 Tetor, 11:43
-
Presidentja e KE-së vizitë në Shkup, thekson nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese
24 Tetor, 17:23
-
Gjermania ofrohet të ndihmojë Shkupin drejt anëtarësimit në BE
16 Tetor, 17:38
-
Aksident i rëndë në Korçë-Ersekë, dy makina përplasen, njëra kthehet përmbys! Shoferja dhe dy pasagjerët përfundojnë në spital
15 Tetor, 20:59
-
Ndarja nga Shqipëria në rrugën për BE/ Shkupi përgatit letër për BE-në: Duam një pasqyrë të qartë ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë
14 Tetor, 11:46
-
Fier/ Karamboloi dy makina në aksidentin me 4 të plagosur dhe vrau 37 kokë dele, pranga shoferit! 26-vjeçari rezultoi i dehur në testin e alkoolit (EMRI)
14 Tetor, 10:55
-
Makina të shpejta, luanë dhe kërcënime me vdekje, bandat e krimit të Shkupit zaptojnë TikTok-un
9 Tetor, 18:25