Një ditë pas aksidentit rrugor ku humbi jetën 67-vjeçarja N.Murra, policia ka vënë në pranga bashkëshortin e saj, Xhabir Murra, 67 vjeç, banues në fshatin Mallunxë, Mat.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 25.10.2016, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel- Milot, në fshatin Baz, shtetasi Xhabir Murra, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” me targë AA 849 JR, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën shtetësja N.M, 67 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit Xh.Murra).


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com