Disa orë pas aksidentit të autobusit me 41 pasagjerë në Gjirokastër, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor ".

Në përfundim të veprimeve të para nga shërbimet e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i shoferit të autobusit, Ilia Silo, 50 vjeç, banues në Greqi. 

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale  "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor ", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. 

Nga aksidenti i autobusit të linjës Tiranë-Athinë, u plagosën 28 pasagjerë të cilët po ktheshin në vendlindje. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com