Shkon në dy numri i viktimave që humbën jetën gjatë aksidentit të djeshëm në kryqëzimin e Blinishtit. Viktima është Fatmira Ndregjoni 61 vjeç.
Ndregjoni u transportua në spitalin e Traumës për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, ku dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. 61- vjeçarja ishte një nga pesë personat që mbetën të plagosur nga përplasja e dy automjeteve. Më herët ndërroi jetë 54- vjeçarja me po të njëjtin emër Fatmira Ndregjoni.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 në vendin e quajtur kryqëzimi i Blinishtit. Një automjet tip Benz ku udhëtonin 4 persona u godit nga një mjet tip Audi në të cilin udhëtonin drejtuesi i mjetit dhe një person tjetër. Benzi ishte duke udhetuar ne autostrade me shpejtesi 40 km ne orë, për t'u kthyer pak metra më tutje, dhe ky ka qenë momenti kur Audi me shpejtësi 140 km në orë, i ka goditur duke i nxjerrë jashtë rruge.
Nga hetimet e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë dalje në mënyre të menjëhershme e automjetit tip Benz në superstradë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com