Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari, aludime se në autobus kishte 30 mijë fishekzjarre

Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari, aludime se në autobus kishte 30 mijë fishekzjarre

Autobusi që u përfshi nga flakët

1637766963_blg.JPG

Shkak i zjarrit që shpërtheu pas aksidentit të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, mund të ketë qenë prania e 30 mijë fishekzjarrëve. Kështu shkruajnë mediat vendase. Zjarri që përfshiu autobuzin ishte aq i fortë sa shumica e viktimave u dogjën, sa trupat e tyre nuk mund të identifikoheshin.

Hetimet fillestare thonin se zjarri kishte nisur në anën e përparme të mjetit pas shpërthimit të fishekzjarreve, sipas agjencisë maqedonase Infomax, por konfirmimi ende nuk ka ardhur nga autoritetet. Katër vende të Ballkanit kanë shpallur ditë zie për tragjedinë.

Të mbijetuarit në aksident raportojnë se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë dhe se më pas kishte filluar të përhapej tymi dhe zjarri në autobus.Aksidenti do të hetohet nga Shërbimi Kombëtar i Hetimit (NSS) në Bullgari dhe është nën mbikëqyrjen e posaçme të Prokurorisë së Apelit të Sofjes dhe Prokurorisë së Lartë të Kasacionit.


Lajmi kryesor:

Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari, në autobus kishte 30 mijë fishekzjarre! Nënkryetarja e Shkupit: Dyshohet edhe për kontrabandë nafte


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!