Pushimet kthehen në tragjedi për familjen sllovake, humbin vajzën 8 vjeçe në aksident tek Gjiri i Lalzit! arrestohet shoferi 18 vjeçar

Durres- Policia e Durrësit ka prangosur 18-vjeçarin Genci Gjura, i cili duke drejtuar makinen përplasi për vdekjen vogëlushen polake në rrugën e Gjirit të Lalzit.

Aksidenti fatal u shënua mbremjen e se dieles, 7 korrik  teksa paraprakisht dyshohet se shkaqet janë dy; Ndërprerja e rrugës nga 8-vjeçarja dhe shpejtësia mbi normën e drejtuesit të mjetit.

Aksidenti u shënua në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit. Vajza e mitur e cila ndodhej me familjen me pushime në Shqipëri, po kalonte nga një krah i rrugës në tjerin për të arritur prindërit në kryqëzimin e resortit turistik Lura kur ndodhi përplasja fatale.

Vajza kishte shkuar për të blerë në market dhe ka tentuar të kalojë rrugën kur është përplasur fatalisht nga automjeti I drejtuar nga 18-vjecari.

8-vjeçarja u dërgua në spital në Tiranë por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndaj 18-vjeçarit që sapo kishte marrë patentën i janë vënë prangat në flagrancë dhe ndaj tij është ngritur akuza ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

"Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në  segmentin rrugor “Maminas - Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital" informoi sot policia e Durrësit. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceni: 08/07/2024 14:24

    Ne te gjithe zonat urbane duhet vendosur 30 km maksimumi i shpejtesise dhe pengesa te larta ne rruge

    Përgjigju
  • Diulen: 08/07/2024 12:57

    Po a ka shtet ktu a ca dreqin ka.18 vjec me makine 50.000 euro dhe iken si i droguar. Policia duhet te ashpersoj masat

    Përgjigju
  • Agim: 08/07/2024 10:21

    Po si mundet nje 18 vjecar te udhetoje me nje Audi, sapo ka marre patentent. Kjo eshte nje cmenduri duke filluar nga familja e me tej...

    Përgjigju
    • Shaban: 08/07/2024 12:13

      Cmenduri eshte kur prinderit lene nje femije 8 vjec te shkoj vetem per te blere dhe te kaloje rrugen pa shoqerimin e tyre e me shume mundesi jashte vijave te bardha.

    • veleciku.de: 08/07/2024 11:49

      me ligj duhet me e pas 1400 kubik makinen ai karafili, ketu jetojm ne rrumpallistan. ska kush frik ka ligji, se e kan kai kushri maliq. rraseni mren icat karafil e icat person qe i ka dhen celsin

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Po sikur Basha dhe Doktori të bëjnë paqe?

Alban Daci: Po sikur Basha dhe Doktori të bëjnë paqe?