Operacion blic në burgje/ Ja 'VIP'-at që u kapën me celularë nga Admir Tafili, te shoku i 'Gaxhait' dhe Asmer Bilali

Operacion blic në burgje/ Ja 'VIP'-at që u kapën me celularë nga Admir Tafili, te shoku i 'Gaxhait' dhe Asmer Bilali

Admir Tafili, Asmer Bilali dhe Edmond Leskaj

Forcat Operacionale të Burgjeve gjatë një kontrolli blic në disa institucione të vuajtjes së dënimit në disa qytete të vendit kanë kapur disa emra të njohur me celularë dhe sende të tjera. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Admir Tafili, Edmond Leskaj, Asmer Bilali dhe Leo Osmënaj janë disa nga emrat e njohur të botës së krimit që janë kapur me celularë në qeli.

Admir Tafili i dënuar për vrasje, plagosje dhe porositje të atentateve nga burgu është kapur me telefon në duar në qelinë e burgut të Burrelit ku është duke vuajtur dënimin. Një tjetër emër i njohur është ai i Edmond Leskajt (anëtar i bandës së Gaxhait), të cilit i janë gjetur dy telefona celularë të fshehur poshtë derës së frigoriferit. Telefonat janë gjetur në momentin që Leskaj dhe shoku i tij Leo Osmënaj po transferoheshin nga Peqini në burgun e Drenovës në Korçë.

Ndërkohë që kontrollit nuk i ka shpëtuar as ish-kampioni i boksit, Asmer Bilali i arrestuar si pjesë e grupit Bajri, që u godit në shtator të vitit të kaluar në Shkodër dhe në Tiranë me në krye Safet Bajrin. Gjatë kontrollit të ushtruar në burgun “313” në Tiranë Bilalit, që rreth dy muaj më parë iu vra i ati dhe xhaxhai në atentat në Shkodër i është gjetur një celular 'iPhone 5'.

Kontrolli ka qenë i befasishëm dhe sapo ka parë efektivët, Bilali e ka hedhur celularin në tualet, por kjo nuk e ka shpëtuar, pasi telefoni është sekuestruar. Megjithë kontrollet dhe sekuestrimet, Safet Bajri ka sfiduar hapur, teksa publikoi një video në rrjetet sociale nga qelia. Dje ministrja Gjonaj zhvilloi një takim me punonjësit e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, teksa njëra nga pikat e diskutimit ishte edhe kjo e fundit.

Admir Tafili, Asmer Bilali dhe Edmond Leskaj

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Braa: 22/05/2019 09:02

    Tan burgu ja pavi sherrin edhe aty safos

    Përgjigju
  • Ali: 21/05/2019 09:13

    Po ta lesh Drejtorine e Policise ne dore re mesuesit i graduar DrejtuesFemi Sufal keshtu do jete kujdes per me shume jeqesim te situates ne burgje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën