Aksion në Lazarat, sekuestrohen armë dhe municione! Arrestohen të afërmit e Dasho Alikos

Nga kontrollet për të bërë arrestimin e personave të tjerë të dyshuar në aksionin e nisur prej orëve të mbrëmjes, në një banesë në Lazarat, pranë saj, u gjet një makinë tre armë automatike model 56 ( kallash), një granatë, një pushke 20-she e mijëra fishekë deri tani.

Pranë banesë së Amarildo Alikos dhe babait të tij, të afërm të ish-kryekomunarit të Lazaratit në kohën e PD, Dasho Alikos, efektivët e policisë së gjirokastrës kanë gjetur armët. Amarildo Aliko është  vënë ndaluar nga policia, për t'u shoqëruar më pas në Komisariatin e Gjirokastrës.

Operacioni ka nisur prej orës 5 të mëngjesit dhe po vijon në disa banesa të tjera në zonën e Lazaratit.


Lajmi kryesor:

Prona dhe para' në këmbim të lirisë së Alikojve që vranë efektivin në Lazarat! Arrestohet botuesi e pronari i UET Henri Çili dhe 27 të tjerë (Zhvillimet)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë