TIRANË - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shprehur mirënjohje për 3 pilotët që vunë në rrezik jetët gjatë aksionit të  ndërmarrë nga Ministria e Brendshme në luftën kundër lëndëve narkotike.

Kodheli ka felenderuar tre pilotët, nën.kolonel Altin Lama, kapiten Ervin Buzi dhe tetar Saimir Balla të forcës ajrore.

Ajo më tej shton se angazhimi për rivendosjen e shtetit ligjor dhe kontrollin mbi territorin do vazhdoje. Dhe se pilotët e Forcës ajrore sot meritojnë mbështetjen e padiskutuar të gjithë opinionit publik për kontributin e dhenë në shërbim të shtetit të tyre.
 
“Falenderime dhe mirënjohje pafund për pilotët, nën.kolonel Altin Lama, kapiten Ervin Buzi dhe tetar Saimir Balla, të forcës ajrore të cilët sot vunë jetën në rrezik duke venë detyrën para jetës, në aksionin e ndërmarrë nga Min.Brendshme në luftën kundër lendeve narkotike. Angazhimi ynë për rivendosjen e shtetit ligjor dhe kontrollin mbi territorin do vazhdojë. Pilotët e Forcës ajrore sot meritojnë mbështetjen e padiskutuar të gjithë opinionit publik për kontributin e dhëne në shërbim të shtetit të tyre.”- shprehet Kodheli.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)