Sasi të konsiderueshme kanabisi të kultivuara në fshatra të thellë të vendit vijojnë të zbulohen dhe të asgjësohen nga policia në saj të operacionit të nisur prej vitit të shkuar për të çrrënjosur çdo bimë të lëndës narkotike.
 
Në Përmet 55-vjeçari Përparim Bejko banues në Durrës u arresua pasi ndaj tij Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar masën e "arrestit me burg" për kultivim të bimëve narkotike. Po ashtu, nga kontrolli në fshatin Odrican të Përmetit uniformat blu zbuluan 1067 rrënjë kanabis në një parcelë të marrë me qera nga Bejko në bashkëpunim me dy persona të tjerë me inicialet B.Z dhe F.Zh të cilët janë shpallur në kërkim. 55-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të drogës në këtë parcelë.

Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi me djegie nëntë parcela me 1316 rrënjë bime nartkotike kanabis sativa në fshatrat Gjorbëm dhe Gërnec. Në vendin e quajtur “Gropat e Lepurit” në Gjorm policia gjeti 4 parcela me 834 rrënjë kanabisi me lartësi nga 30 deri në 130 centimetra. Ndërsa në Gërnec 5 parcela me 482 rrënjë me lartësi 80-170 cm.
 
Në Shkodër policia asgjësoi 1.790 rrënjë bimë narkotike kanabis. Në fshatin Mazrrek në vendin e quajtur "Mbas Pyllja" janë gjetur dhe asgjesuar 397 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva  te kultivuara ne 5 parcela te hapura rishtas. Bimet varionin me lartesi 150-170 cm. Në fshatin Vukjakaj janë gjetur dhe asgjesuar 643 rrënjë bime narkotike Canabis Sattiva te kultivuara ne 8 parcela. Në fshatin Mnelë janë gjetur dhe asgjesuar 750 rrënjë bime narkotike Canabis Sattiva te kultivuara ne 3 parcela. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në Laç një 45-vjeçar ra në prangat e policisë pasi në banesën e tij të vjetër të tij në Zhej u gjetën 68 bimë narkotike  Canabis Sattiva. Vec drogës së kultivuar Artan Mamli kishte lidhur edhe energjinë elektrike direkt në linjën elektrike pa matës elektrik. Gjithashtu policia gjeti dhe dy pompa uji që shërbenin për vaditjen e lëndës narkotike.
 
KANABIS KURBIN

Në Krujë
u zbuluan 11 parcela me rreth 498 rrënjë kanabis me lartësi 60-280 centimetra. Parcelat me drogë ishin në fshatin në pyllin e fshatit Droje. Policia vijon punën për të identifikuar autorët përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike.
 
droge kruje

Në Lushnje
një 22-vjeçar banues në fshatin Sopëz u arrestua pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuara 31 rrënjë bimë narkotike kanabis. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)