Policia në Durrës ka ndaluar edhe dy anëtarë të tjerë të LSI-se me zarfet plot me lekë, gati për t’i shpërndarë. Dy të arrestuarit janë Nard Marku dhe Xhuliano Tota. Atyre ju janë gjetur 21 zarfe me 50 dhe 100 mijë lekë. Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, atyre i është sekuestruar edhe fletë votimi me shenjën te LSI.

"Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë për krimet zgjedhore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, shtetasit N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të një subjekti politik Shërbimet e Policisë nga informacionet e marra në rrugë operative se në një mjet tip “Passat” po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz, kanë ndaluar dhe kanë kapur në flagrancë dy shtetasit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës. Gjithashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë. 

21 zarfet e sekuestruara me 50 dhe 100 mijë lekë.

Model flete votimi e sekuestruar