Aksioni i OFL/ Deputeti i BD: Nuk është fare në axhendën e Kuvendit! Pa hequr syzet 'zonja' kemi vetëm propagandë

TIRANE- Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti ishte në studion e emisionit 45 Minuta ku foli me gazetarin Denis Minga lidhur me aksionin e Operacionit Forca e Ligjit për të goditur pasuritë e siguruar nga veprimtaritë kriminale. Përmeti deklaroi se miratimi i këtij akti normativ nuk është fare në axhendën e Kuvendit, teksa shtoi se në kushtet kur ky aksion nuk mund të prodhojë ende një rezultat konkret, propaganda është shumë e madhe se ky i fundit. Ai theksoi se Rama zgjodhi ta miratojë ligjin përmes një akti normativ, pasi sipas tij kishte qëllim të shmangte debatin në Kuvend.

"Duhet të shohim rezultatin pozitiv. Unë e kam të paragjykuar sepse njoh Edi Ramën dhe jo ligjin. Propaganda është shumë më e madhe se rezultati. Ai e ka hallin më shumë të shohë se si do dalë me syze në televizor. Momentalisht nuk është në axhendë fare të parlamentit.

Para tërmetit u diskutuar se do bëhej ligj në Kuvend por Rama ka pasur frikë të hapej si debat në Kuvend. Deri më sot pa hequr syzet zonja kemi vetëm propagandë. Ishin gjithë hapësirat ligjore që edhe pa këtë ligj të ndiqeshin të gjithë kriminelët", tha Përmeti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Përmeti: Basha nuk do zgjedhje të parakohshme! Ndryshe kur e thua në Facebook dhe kur e kërkon me protesta

1581088447_andipermeti.jpg

Deputeti Andi Përmeti deklaroi në studion e emisionit 45 Minuta se me qëndrimin e saj opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike kanë treguar se nuk duan zgjedhje të parakohshme.

"Hajdari ka treguar se di të përballojë presionin. Ne si parti e kemi të ndarë dëshirën. Të jetë për ne shkojmë që nesër në zgjedhje të parakohshme. Duhet të ketë një ripërtëritje të qeverisë. Opozita e Bashkuar nuk do zgjedhje të parakohshme. Ndryshe është kur e thua nga Facebook se do zgjedhje të parakohshme dhe ndryshe kur i kërkon. I kërkon me protesta, duke marrë mikrofonin dhe jo duke u ulur me Ramën në tryezë", tha Përmeti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit