Aksioni i Policisë Rrugore: Në pranga
8 shoferë, pezullohen 66 leje drejtimi

Policia Rrugore vijon aksionin në të gjithë vendin për zbatimin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta, 6 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 2 të tjerë udhëtonin pa leje drejtimi.
 
Po në këtë kuadër janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat:

20 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,

40 për shpejtësi tej normave të lejuara,

6 për semafor e shkelje të tjera.

Jane vendosur 283 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.

169 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 44 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 

41 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe janë këshilluar rreth 87 drejtues të tjerë.

Si dhe 357 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq