Policia e Shtetit vazhdon aksionin kundër kanabisit në të gjithë vendin, ndërsa në 24 orët e fundit janë realizuar 6 operacione.
 
Rreth 200 policë vijojnë kontrollet mbi bazën e informacioneve policore dhe operative që disponon Policia për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimeve të bimëve narkotike, si dhe për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike.
 
Nga operacionet e zhvilluara në Tepelenë, Memaliaj, Shkodër , Vlorë dhe Lezhë janë arrestuar 4 persona, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.
 
Deri tani janë sekuestruar 371 kg kanabis në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Tepelenë dhe Memaliaj.
 
Në Tepelenë dhe Memaliaj janë evidentuar 4 kapanone që shërbenin për tharje të bimëve narkotike.
 
Asgjësohen gjatë tre operacioneve në Tepelenë dhe Memaliaj 7.500 bimë narkotike në proces tharje dhe përpunimi.
 
 


d.b/shqiptarja.com