Në ambientet përreth institucioneve arsimore në të gjithë vendin po vijon lirimi i tyre nga ndërtimet e paligjshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se kjo është një ndërhyrje e domsdoshme për sigurinë dhe një mjedis të denjë përreth një institucioni arsimor.
“Vijon puna për çlirimin nga zaptimi. Një ndërhyrje e domosdoshme për të garantuar siguri, qarkullim normal dhe një mjedis të denjë përreth një institucioni arsimor”, shkruan Rama.
E nisur në muajin korrik të vitit të kaluar, nisma pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.
Komente










