/ATSH-Gjergji Mima/ -Ndalesa e rradhës e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) ishte  qyteti legjendar i Romës.
AKT-ja  kremtoi festën e Pavarsisë dhe 70-vjetorin e Çlirimit me një ekspozitë fotografike titulluar  "SHQIPËRIA NGA QIELLI DHE THELLËSITË BLU".
Në bashkëpunim me ambasadën shqiptare u bë e mundur prezantimi i vendit tonë ne  Roma Verso Expo.
AKT prezanton Shqipërinë në Roma Verso Expo

Imazhet unike të mundësuara nga fotoreporterët shqiptar Alket Islami dhe Igli Pustina bënë të mundur që Italia të zbulojë, Shqipërinë e ngjyrave. Në hapësirën e  një nga pallateve më elegante të kryeqytetit italian, Palazzo Vittoriano, pranë Piazza Venezias, i ndërtuar në vitet 1885-1888, ekspozita pati një interesim të jashtëzakonshëm dhe  u vizitua nga shume qytetarë të Romës dhe jo vetëm.

Gjithashtu komunitetit shqiptar që jeton në Itali,  vecanërisht i rajonit të Lazios me praninë e tij, me siguri  është ndjerë dyfish krenar duke i shtuar punës së tyre, korrektësisë dhe bashkëjetesës edhe magjinë e pamjeve të vendit të tyre të sjella nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.

E pranishme në celjen e kësaj ekspozite ishte edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Julinda Dhame, e cila në fjalën e saj përshëndetëse falenderoj të gjithë të pranishmit dhe bëri një prezantim të resurseve dhe potencialeve turistike që Shqipëria ofron për turistët e huaj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 9 Dhjetor 2014. Me këtë rast AKT po i shërben vizitorëve të pavionit shqiptar edhe me materiale promocionale , duke bërë të bërë të mundur  një informacion shtesë për secilin nga  destinacionet turistike të Shqipërisë.