Aktivistët e klimës paralizojnë aeroportet në Gjermani

Aktivistët e klimës paralizojnë aeroportet në Gjermani

Aksion proteste në Aeroprtin e Shtugartit

Vetë organizata aktivistes e klimës, "Brezi i fundit" bëri të ditur, se nga dy aktivistë të saj kanë depërtuar në aeroporte brenda territorit të fluturimit të avionëve. Edhe në aeroportin e Shtugartit është përgatitur një aksion proteste. Sipas organizatës bëhet fjalë për një "rezistencë paqësore", dhe se nuk janë prekur pistat e ngritjes dhe zbritjes së avionëve, por anëtarët e saj janë ngjitur në pista të tjera ku lëvizin avionët.

Një zëdhënës i aeroportit Köln-Bonn tha, se disa persona ishin futur në territorin e aeroportit ku kryhen fluturimet. Policia federale bëri fjalë për tre persona, që kishin depërtuar në aeroport. Sipas të dhënave të policisë ishte prerë një gardh rrethues i aeroportit.

Kurse puna në aeroportin BER në Berlin ka rifilluar, bëri të ditur radioja rbb. Protestuesit janë larguar nga territori i aeroportit dhe janë ndaluar përkohësisht nga policia. Ata duhet të llogarisin me padi për prishje të rendit publik, dëmtime dhe ndërhyrje e rrezikshme në trafikun ajror.

Së fundmi ka pasur disa protesta të "Brezit të fundit" në aeroportet gjermane, edhe në Frankfurt mbi Main, Lajpcig, Dortmund. Protesta e aktivistëve të klimës drejtohet kundër përdorimit të lëndëve djegëse fosile. Ata kërkojnë kthesën nga burimet fosile deri në vitin 2030./ DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit