Në sheshin ‘Skënderbej’ po zhvillohet një protestë e organizuar nga aktivistë shqiptarë dhe të huaj.
Protesta është organizuar me qëllim për yë kërkuar të drejtat e emigrantëve që janë strehuar në Kapin e Gjadrit. Aktivistët kanë nisur tashmë marshimin drejt kryeministrisë, për të vijuar drejt Ambasadës italiane e më pas drejt zyrave të delegacionit të BE-së.
Në banderolat e aktivistëve shkruhet ‘Meloni, Rama, Von der Leyen, Trump, burgjet tuaja të rimigrimit janë kriminale. Ndalo financimin e luftërave dhe deportimin e emigrantëve.’
Në një tjetër poster të madh, janë afishuar portretet e liderëve, Donald Trump, Ursula von der Leyen, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, të veshur me uniforma policie e ushtarake. Theksojmë se Kampi i Gjadrit u ngrit në bazë të një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe italiane.
Në bazë të dekretit të Qeverisë Italiane kontigjente të tilla qëndrojnë në kampin e Gjadrit derisa të deportohen në vendet e tyre të origjinës, ku afati maksimal i qëndrimit do të jetë 18 muaj. Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte konceptuar për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit e shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë. Por me dekretin e ri të qeverise Meloni, “Gjadri” do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.
Lajmi në përditësim...
Komente











