Gjatë protestës së zhvilluar dje para Kryeministrisë kundër investimit në Zvërnec, aktivisti Arben Kola e ka ashpërsuar retorikën e tij, duke arritur deri aty sa të kërcënonte edhe Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Kola kërcënoi se protestuesit do të rrethonin SPAK dhe sipas tij, asnjë prej prokurorëve të kësaj strukture nuk do të mund të dilte nga godina, pa firmosur urdhër-arrestet për politikanët e korruptuar.
“Ose do rrethohesh nga populli shqiptar në mënyrë paqësore dhe nuk do dilni nga SPAK pa lëshuar urdhër-arrestet për të gjithë politikanët e korruptuar”, tha mes të tjerash Kola.
Por këto praktika janë si gjyqet popullore të dikurshme. Presioni ndaj drejtësisë për të shpallur urdhër-arreste, nuk bën drejtësi, por kalon në një ekstrem të rrezikshëm të përdorimit të prokurorisë dhe gjyqësorit për eliminimin e kundërshtarëve politikë.
Drejtësia duhet të veprojë në bazë të indicieve për të nisur hetimet dhe të fakteve konkrete për të dënuar njerëzit, dhe jo nga ‘presioni popullor.’
Komente










Po provoje o trim te rrethodh Spakun me dhune dhe do te shikosh se cfar do marresh .Kush je ti qe jep urdger per flet arreste . Ti ske faj kur shume rini dhe qytetar me halle te pranojne ty dhe lloj tat ne proteste se si shume pi flutyroni
PërgjigjuDeliri i ketyre protestuesve po metr permasa te rrezikshme, kujdes se ben edhe vape ne kete kohe
PërgjigjuNuk ka nevoje SPAK te shqetesohet nga rrethimet paqesore! Edhe po te zgjasin me vite, perderisa rrethimi eshte paqesor, prokuroret do te vazhdojne punen ne nje situate paqesore. Une mendos se SPAK ka me frike Berishen, nje armik dhe kriminel i faktuar i drejtesise sesa rrethimin paqesor qe aktivisti Kola trumbeton ne shesh. Berisha nuk trumbeton ne shesh, por ne vesh...eshte shume e shume here me i rrezikshem.
Përgjigju