Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot e nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Jo vetëm muzikë cilësore, por edhe show, pas suksesit të koncertit të parë, çifti Venera Lumani dhe Lind Islami, do të mbajnë sot në orën 21.00 tek Amfiteatri pranë Liqenit koncertin “Me zemër”, me këngë që mbajnë autorësinë e tyre.
2. Me një kast të përzgjedhur aktorësh, nga sot deri të dielën, në orën 20.00 në skenën e Teatrit Kombëtar në ArTurbina, premiera "Vojcek", me autor Georg Büchner dhe regjisor Kuniaki Ida.
3. Një llotari e fituar nga “Xhoni dhe Xhoi”, po kush do ta zotëroj?! Historia e Agota Kristof ngjall zemërim, ndërsa ngjarja zhvillohet në një bar surreal. Vazhdimin e ndiqni në teatrin “Metropol” nga sot deri në 16 shtator në orën 19.00, me regji të Endrit Ahmetaj.
4. “Gjurmët” në telajo të piktorit Adrian Devolli, presin vizitorët deri në 23 shtator në galerinë “Fab” në Tiranë.
5. Vijon e hapur deri në 9 dhjetor në Qendrën Kulturore të Artit Bashkëkohor ‘Harabel’ ekspozita ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’ e piktorit bashkëkohor Ali Oseku.
6. Vihet në skenë këtë mbrëmje në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë shfaqja ‘Certifikata e martesës’ me autor Ephraim Kishon dhe regji të Driada Dervishit.
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
35.2%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54.1%
Vota total: 6366
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Vendit i këndoj’, këngëtarët më në zë në Opera! Festivali i Shqiptar i Dancit, Blenard Azizaj në Elbasan! ‘Zbulimi’, me Salsano Rrapin në Bylis
24 Prill, 11:15
-
Koncert tek 'Artet' me veprat e studentit Erli Lila! Festivali, 'Ismail Qemali' në ArTurbina me shfaqje! 'Indian Party' pranë Komunës së Parisit
23 Prill, 14:38
-
Solistët e Filarmonisë së Vjenës e Berlinit në Tiranë! Julian Bulku tek 'Eksperimentali'! Festivali 'Alba', Në Opera muzikë baroke! Olen Cesari, nis koncerti
18 Prill, 12:26
-
Shkolla ‘Aleks Buda’, shfaqje në Teatrin Kombëtar! Orkestra e RTSH në Katedralen Ortodokse! Në ‘Milenium’, ‘Rapito’ nga Bellocchio! ‘Big Band’, jazz tek ‘Artet’!
17 Prill, 13:15
-
Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’
16 Prill, 11:27
-
Kinemaja italiane në Tiranë, sot ‘Grazie ragazzi’! Olgi Rahmani e Bashkim Kupi, koncert tek ‘Artet’! 100-vjetori i koncertit të parë të një orkestre filarmonike në vend
15 Prill, 10:25
-
Buron Kaceli me ekspozitë në GAT! Nga ‘Biznesmeni’ tek ‘Dashuritë e Presidentit’, shfaqjet në Tiranë! ‘Pranverë me kangë’ në Shkodër!
12 Prill, 11:08
-
‘Dashuritë e Presidentit’ në Teatrin Eksperimental! ‘La Boheme’ në Opera! Koncert operistik në Durrës
11 Prill, 12:04
-
‘Mizantropi’ i Molierit nga studentët e regjisë tek ‘Artet’! ‘Artizanati sot’ në Muzeun Etnografik të Elbasanit! Nga nesër teatrot me shfaqje
10 Prill, 11:16
-
Dita ndërkombëtare e romëve, filma dhe ekspozita: ‘Mbivendosje’ nga Ferdinant Koçi! Në Shtëpinë e Europës filmi ‘20 ditë në Mariupol’
8 Prill, 11:56
-
‘Perëndimi i vesës’ i Shkëlzen Zallit, bashkëshortja: Dedikim! Liceu i Korçës në dokumente! ‘Ne jemi drita’, fitues i çmimit Europian të Letërsisë! ‘Shit ose të shitën’, si të kesh sukses në biznes e jetë!
7 Prill, 13:14
-
‘Vetmi në Perëndim’ nga Astjano Shehaj, sot e nesër tek ‘Artet’! ‘Celebrimi i Bethovenit’, në Opera me Voshtinën, Ibrahimin dhe Paganon
2 Prill, 11:49