Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “DIKU MES MERKURIT DHE MARSIT, SHTËPIA” NGA BESNIK GRAINCA

Ekspozita “Between Mercury and Mars, Home” (Diku mes Merkurit dhe Marsit, është shtëpia) është ekspozita nga Besnik Grainca, që do të çelet sot në orën 19:00 te Qendra Kulturore “Tulla” në Tiranë. Nëpërmjet vizatimeve, pikturave dhe një arkive në lëvizje, ju paraqesim një ekspozitë që ndërtohet teksa ecën.

2.ORKESTRA SIMFONIKE E RTSH-SË, KONCERT NË AKADEMINË E ARTEVE

Orkestra Simfonike e RTSH sjell për publikun një koncert të veçantë, sot, në orën 19:00 në Universitetin e Arteve, me kryevepra të repertorit botëror: Giacomo Puçini – La tregenda (nga opera Le Villi), Ottorino Respighi – Valle antike,  George Gershëin – Rhapsody in Blue Johann Sebastian Bach – Chaconne (përshtatur për orkestër). Soliste e mbrëmjes është Ana Kaçinari dhe dirigjent Gridi Kraja.

3. AGRON PENI – TRIO KONCERT TE TEATRI “A.Z. ÇAJUPI” NË KORÇË

Një koncert i një prej kitaristëve më të mirë shqiptarë, Agron Peni, vjen në skenën e teatrit “A.Z. Çajupi” në Korçë me formatin Trio, nesër në orën 19:00.

4. “TEATRI I VOGËL I TRANZICIONIT”, EKSPOZITË TE “ZENIT”

 “Teatri i Vogël i Tranzicionit” është ekspozita, që do të çelet nesër prej orës 18:00 në galerinë “Zenit” në Tiranë. Me kuratore Elsa Demon dhe Blerina Kanxhën, ekspozita vjen pas një hulumtimi nëpër arkiva, periodikë, albume dhe fotografi, që shenjojnë këto momente të rëndësishme të nismave private teatrore prej vitit 1995-2005.

5. “CIRCUS SHOW”, SHFAQJA E CIRKUT KOMBËTAR TE KUKULLAT

“Circus Show” është shfaqja e Cirkut Kombëtar, që do të vijë këtë të shtunë dhe të dielën, më 7 e 8 shkurt, në orën 17:00 në sallën e Teatrit të Kukullave.

6. “TRE MUSKËTERËT”, SHFAQJA PËR FËMIJË TE TEATRI I KUKULLAVE

“Tre Muskëterët” është shfaqja, që do të vijë në skenën e Teatrit të Kukullave, nesër dhe pasnesër, më 7 e 8 shkurt, në oraret 10:30 dhe 11:30.

7. “ANNA”, FILMI I SHKURTËR I KRISTINA RUSHITIT TE “AGIMI”

Edicioni i 12-të i programit dedikuar regjisorëve të rinj dhe të pavarur “12 1/2” vjen me filmin me metrazh të shkurtër “Anna” nën regjinë e Kristina Rushitit, nesër, në orën 19:00. Pas shfaqjes së filmit do të ketë një panel diskutimi me regjisoren.

8. “PLEN AIR 11”, EKSPOZITA E 15 PIKTORËVE NË GALERI NË SHKODËR

“Plen Air 11” është ekspozita me mbi 50 vepra në pikturë të 15 artistëve, që vijon të qëndrojë e çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër.