Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.EKSPOZITA E GAZMEND LEKËS/ “MAGJIA E VIZATIMIT” NË SHKODËR

Galeria e Arteve Shkodër çel nesër në orën 19:00 ekspozitën personale “Magjia e Vizatimit” të artistit Gazmend Leka, të kuruar nga Ermir Hoxha. Ekspozita vë në qendër vizatimin si formën më të hershme dhe më të drejtpërdrejtë të shprehjes artistike, duke sjellë për publikun një reflektim mbi raportin e njeriut me vijën, figurën dhe procesin krijues.

2.FESTIVALI E EKSPOZITA NDËRKOMBËTARE E AKUARELIT NË POGRADEC

Pogradeci mirëpret edicionin e dytë të festivalit dhe ekspozitës ndërkombëtare “Lini në Akuarel- Lin in Aqua 2”, që do të zhvillohet nga 26 qershori deri më 12 korrik. Aktiviteti bën bashkë artistë të akuarelit nga vende të ndryshme të botës dhe përfshin ekspozita, demonstrime artistike dhe takime profesionale.

3. RIVJEN “VOX BAROQUE” ME PROGRAMIN “AMOR, FE Y LOCURA” NË TIRANË

Në kuadër të edicionit të 13-të të festivalit “Vox Baroque”, sonte në orën në 20.00 në teatrin e Operës dhe baletit shfaqet programi “Amor, Fe y Locura” (Dashuri, Besim dhe Çmenduri), kushtuar muzikës baroke spanjolle. Në skenë do të ngjiten Susanna Crespo Held, Amaya Fernández Pozuelo, Maru Rivas dhe Cecilia Veçhio.

4. “THE SPACE BETËEEN”/ HAPET EKSPOZITA NË TULLA CULTURE CENTER

“Hapësira midis” (The Space Betëeen) është ekspozita me vepra të Elsaida Musiq dhe Elsamina Musiq, nën kurimin e Pediona Dautajt, që çelet nesër në orën 18:00 në Qendrën Kulturore “Tulla” në Tiranë. E ndërtuar mbi figurën e binjakut si përvojë dhe metaforë, ekspozita trajton temat e identitetit, kujtesës, teknologjisë dhe përkatësisë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 26 korrik.

5.“VERË ME RETRO” NË DIVJAKË, EKSPOZITË MAKINASH E ARGËTIM

Qendra e Divjakës do të shndërrohet në një hapësirë nostalgjie dhe elegance me aktivitetin “Verë me Retro”. Makinat klasike do të ekspozohen për publikun nesër, në orën 19:00, duke sjellë atmosferën dhe stilin e një epoke tjetër për dashamirësit e automobilizmit dhe historisë.

6.EKSPOZITË E PËRBASHKËT NË VLORË NGA KRISTAQ PAVLI DHE FABIAN MUHAMETI

Një ekspozitë e përbashkët e piktorëve Kristaq Pavli dhe Fabian Muhameti do të çelet në Qendrën Kulturore të Vlorës, nesër në orën 19:30. Dy artistët sjellin stile dhe këndvështrime të ndryshme artistike, duke krijuar një dialog mes peizazhit, ngjyrës dhe emocionit. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 3 korrik.

7. FESTIVALI FOLKLORIK “BILBILAT E LABËRISË” NË TEPELENË

Tepelena mirëpret edicionin e tretë të Festivalit Folklorik “Bilbilat e Labërisë” sot në orën 18:30 në Sheshin “Bajron”. Në aktivitet do të marrin pjesë ansamble dhe grupe folklorike nga trevat shqiptare, të cilat do të interpretojnë këngë dhe valle tradicionale.