Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.KONCERT NGA ORKESTRA SIMFONIKE E FORCAVE TË ARMATOSURA
Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura vjen me një mbrëmje të veçantë koncertore nesër në orën 19:00 në Sallën “Ferdinand Deda” të Radio Televizionit Shqiptar, nën dirigjimin e maestro Jean-Michel Ferran.
Në këtë koncert do të interpretohet “Sinfonia Concertante” e Max Bruch, me pjesëmarrjen e dy solistëve të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura: Anxhelo Xhaja në violë dhe Igli Zeqiri në klarinetë. Programi do të vijojë me Simfoninë Nr. 35 “Haffner” të Ëolfgang Amadeus Mozart, një prej veprave më të njohura të repertorit simfonik klasik, si dhe me një krijim të veçantë të kompozitorit spanjoll Joaquín Turina.
2. KITARISTI ANIELLO DESIDERIO PËR HERË TË PARË NË TIRANË
Një nga emrat më të mëdhenj të kitarës klasike botërore, kitaristi italian Aniello Desiderio, vjen në skenën e Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës në Shqipëri (Albania International Guitar Festival) për një koncert mbrëmjen e nesërme në orën 19:30 në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.
I cilësuar nga kritika ndërkombëtare si “il Fenomeno”, Desiderio ka spikatur që në moshën 8-vjeçare si një talent i jashtëzakonshëm. Ai është fitues i 18 çmimeve të para ndërkombëtare, ndër të cilat konkurset prestigjioze në Havana, Benicasim dhe Madrid. Gjatë karrierës së tij, Aniello Desiderio ka performuar në disa nga sallat më të rëndësishme të botës, si Carnegie Hall, Tchaikovsky Concert Hall, Palau de la Música, Mozarteum, Berlin Philharmonie dhe Concertgebouë Amsterdam, duke bashkëpunuar me orkestra dhe artistë të njohur ndërkombëtarë.
3. “KUR TAKOHEN TRADITAT”, KONCERT NË MUZEUN ETNOGRAFIK
Një mbrëmje e veçantë ku eleganca e operës botërore takohet me shpirtin e këngës shqiptare do të vijë në koncertin “Kur takohen traditat” në Muzeun Etnografik të Elbasanit, nesër në orën 20:00 me sopranon Alisa Katroshi dhe pianistin Ardit Serica.
4. “SONTE DO DARKOJMË NË SHTRAT” KTHEHET NË TEATRIN KOMBËTAR
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” do të vijojë të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar edhe sonte dhe nesër në orën 20:00. Vepra e autorit Marc Camoletti sjell historinë e një çifti që planifikon takime të fshehta në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë, duke krijuar një seri situatash komike dhe keqkuptimesh. Shfaqja vjen nën regjinë e Kiço Londos.
6. “PËRRALLAT NË CIRK”, SHFAQJE PËR FËMIJË E FAMILJE NË TIRANË
Në Teatrin Kombëtar pranë ArTurbinës vijon të mbahet deri më 21 qershor aktiviteti “Përrallat në Cirk”. Çdo ditë në orën 10:00, fëmijët dhe familjet do të mund të shijojnë një botë imagjinate ku personazhet e përrallave dhe arti i cirkut bashkohen për të sjellë argëtim dhe emocione.
Komente








