Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës

1. Koncerti “Pranvera filloi me ardh” do të mbahet te Muzeu “Onufri” në Berat më 23 mars në orën 13:00. Për publikun do të interpretojnë “Albanian Chamber Orchestra” dhe Eriona Gjyzelit.

2. Koncerti klasik “Trio Italiano di Ance” do të mbahet në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër më 22 mars në orën 18:00.

3. Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar sjell shfaqjen e artistëve të Cirkut edhe këtë të diel më 23 mars në orën 11:00 në Teatrin Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.

4. Teatri “15 ditë prilli” me autore Anisa Markarian dhe regjisore Driada Dervishin vijon të shfaqet edhe këtë të shtunë dhe të dielën, në orën 20:00, në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.

5. “Djemtë Vezullues” vijon të shfaqet në skenën e Teatrit “Petro Marko” në Vlorë edhe mbrëmjen e kësaj të shtune dhe të dielën, më 22 dhe më 23 mars, në orën 19:00.

6. Komedia “Klani i të divorcuarave” do të vijojë të shfaqet te Teatri i Kukullave edhe mbrëmjen e kësaj të shtune dhe të dielën në orën 20:00.

7. “Probleme me Pijen” do të vijojë të shfaqet edhe mbrëmjen e kësaj të shtune dhe të dielën në skenën e Teatrit të Metropolit në orën 20:00.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut rrëzon shkarkimin e kryeministrit nga detyra si udhëheqës i vendit

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut rrëzon shkarkimin e kryeministrit nga detyra si udhëheqës i vendit