Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. DUOJA E NJOHUR BRITANIKE CAMELPHAT NË RIVIERËN SHQIPTARE

Në Dhërmi, “Flow Beach Club” sjell më 21 gusht një prej emrave më të njohur të muzikës elektronike. CamelPhat, duoja britanike e DJ-ve dhe producentëve Dave Whelan dhe Mike Di Scala, të nominuar në Grammy me hitin “Cola”, performon për herë të parë në Shqipëri.

2. SHIJE NGA KOREA DHE KONCERT K-POP TE TEATRI “MIRUSH KABASHI”

Në Tiranë, më 21 gusht, Teatri i Hapur “Mirush Kabashi”, pranë Liqenit Artificial, mirëpret “Taste of Korea”, me aktivitete kushtuar kulturës koreane dhe një koncert live K-Pop. Programi nis në orën 17:00, ndërsa koncerti në orën 19:00.

3. “FESTIVALI I YJEVE”, KONCERT ME ENEDA TARIFËN NË LIBRAZHD

Në Fushë-Studën, Librazhd, zhvillohet më 21 gusht “Festivali i Yjeve”, në kuadër të Parkut Kombëtar “Shebenik”. Në skenë do të jetë edhe këngëtarja Eneda Tarifa, në një mbrëmje nën yje dhe mes natyrës.

4. “FESTA E MIQËSISË” TRE NET NË SHESHIN “ÇERÇIZ TOPULLI”

Në Gjirokastër, nga 21 deri më 23 gusht, “Festa e Miqësisë” sjell tre net me muzikë live, shoqëri dhe atmosferë festive në Sheshin “Çerçiz Topulli”.

5. “PORTO PALERMO FESTIVAL- OUTDOOR”, DY NET MUZIKË NË HIMARË

Në Himarë, më 21 dhe 22 gusht, vazhdon “Porto Palermo Festival – Outdoor”, me dy net muzikë pranë detit dhe nën qiellin e hapur, pas mbylljes së edicionit të gjashtë të festivalit.

6. “KINOMEER”, KINEMAJA VERORE NË DURRËS ME KATËR FILMA

Në Durrës, “Kinomeer” vijon javën e nëntë të kinemasë verore në “Sektori Rinia”, me katër filma: “Pocahontas”, “How to Lose a Guy in 10 Days”, “Me Fat” dhe “Monsters, Inc.”.

7. “KUJTESA E QYTETIT” NË GALERINË E ARTEVE NË POGRADEC

“Kujtesa e qytetit” është ekspozita e hapur deri më 30 gusht në galerinë e artit të Qendrës Kulturore në Pogradec, që sjell veprat e artistëve shqiptarë dhe rikthen në vëmendje historinë dhe identitetin e qytetit.

8. FESTIVALI “AH THETH”, MUZIKË DHE RITME ENERGJIKE VERORE

Në Theth, nga 21 deri më 23 gusht, zhvillohet festivali “Ah Theth”.

9. “ZAMNA ON THE BEACH”, MUZIKA ELEKTRONIKE NË DRIMADHES

Festivali “Zamna on the Beach” sjell më 21 dhe 22 gusht dy ditë muzikë elektronike në “Moyo Beach” në Drimadhes.

10. “TAVERNA E ADRIATIKUT”, SHIJE LOKALE, MUZIKË E TRADITË

Në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, “Taverna e Adriatikut” vazhdon deri më 22 gusht, me produkte lokale, artizanat, shije tradicionale dhe muzikë live.

11. “SHOW VEROR 2026”, MUZIKË, KËNGË DHE HUMOR NË VLORË

Sot, më 20 gusht, në orën 20:00, Lungomaren e Vlorës, në hapësirën e Kinemasë Verore, do të mirëpresë “Shoë Veror 2026”. Spektakli vjen me ritëm, këngë dhe humor, nën interpretimin e artistëve të Teatrit “Petro Marko” Vlorë.

12. LUIZ EJLLI, KONCERT NË VELIPOJË! MBRËMJE VERORE DHE ENERGJI

Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Velipojë do të mbahet një koncert i këngëtarit Luiz Ejlli.

13. FESTA E BABA TOMORRIT/ PESË DITË PELEGRINAZH NË MAL

Festa e Baba Tomorrit vijon të mbahet deri në 24 gusht në Malin e Tomorrit. Kjo festë e madhe e pelegrinazhit do të bëjë bashkë mes të tjerash këngëtarë të ndryshëm shqiptarë.