Aktivitetet kulturore/ ‘Pranvera filloi me ardh’, koncert në Përmet! ‘Peizazh i brendshëm’ ekspozitë ‘Tek Bunkeri’

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Arbëreshi Giorgio Gjergj Fusco vjen me një koncert te “Tek Bunkeri” në Tiranë mbrëmjen e 14 marsit në orën 20:00.

2. “Pranvera filloi me ardh” titullohet koncerti që mbahet në qendër të qytetit të Përmetit më 14 mars në orën 19:00. Eriona Gjyzeli dhe Albanian Chamber Orchestra do të sjellin një mbrëmje të veçantë, me muzikë të mirë dhe shijen e bukur të pranverës.

3. Dita e Verës festohet me një sërë aktivitetesh në Tiranë. Kështu te Piramida, më 14 mars mund të shijoni muzikë dhe ritme, të pikturoni, kërceni dhe festoni me ngjyrat e stinës së re. Po ashtu, festime do të ketë edhe te Liqeni Artificial prej orës 10:00 të paradites, ndërkohë që te ish-Blloku do të mbahet “Thriftfest”, që vjen në eventin e madh vjetor “The Streetparty”, duke sjellë një përzierje të jashtëzakonshme të kulturës urbane, kreativitetit dhe stilit të qëndrueshëm. Në këtë edicion do të gjeni 25 biznese të ndryshme, që ofrojnë: artizanë e produkte të punuara me dorë, veshje dhe aksesorë thrift & vintage, koleksione unike dhe objekte të rralla.

4. “Dumrea festival” mbahet në “Dumrea Eco Park” në Belsh më 14 dhe 15 mars. Për të pranishmit ofrohen aktivitete për të gjithë familjen, muzikë, piknik dhe shumë të tjera.

5. “Brez pas brezi” titullohet koncerti i Ansamblit Popullor që do të vijë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit më 13 mars në orën 19:00.

6. “Probleme me pijen” është shfaqja që vjen premierë në Teatrin e Metropolit më 13 mars në orën 20:00.

7. “Peizazh i brendshëm” nga Kevin Terezi titullohet ekspozita që do të çelet te “Tek Bunkeri” në Tiranë më 13 mars në orën 19:00.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Prifti dhe artisti At Spiro Katundi feston përvjetorin e 70-të me koncert

Prifti dhe artisti At Spiro Katundi feston përvjetorin e 70-të me koncert