1.“LAKURIQ”, EKSPOZITA VETJAKE E OLTSEN GRIPSHIT TE “GOCAT”

Këtë të hënë, datë 9 shkurt, në orën 18:00, në Galerinë e Artit Bashkëkohor të Tiranës (GOCAT) te Piramida çelet ekspozita vetjake e Oltsen Gripshit, “Lakuriq”.

2. “TRASHËGIMIA E KARNAVALEVE”, ARTIZANAT E SFILATË NË SHKODËR

Ngjyrat, simbolet dhe mjeshtëria artizanale e karnavaleve do të vijë përmes aktivitetit “Trashëgimia e karnavaleve” në Shkodër. Nesër në orën 11:00 do të mbahet një punëtori e maskave veneciane, ndërsa më 11 shkurt do të ketëqëndistari dhe stilim, si dhe një sfilatë e veshjeve të karnavaleve.

3. “1MATERIAL”, EKSPOZITË E STUDENTËVE TË QERAMIKËS TE “FAB”

Ekspozita studentore e Programit të Qeramikës “1Material” vjen te Galeria FAB e  Universitetit të Arteve prej ditës së sotme deri më 13 shkurt.

4. “OBOBO PO UNË SE DINJA!” RIKTHEHET NË TEATRIN E KORÇËS

Komedia “Obobo po unë se dinja!” do të shfaqet në Teatrin e Korçës “A. Z. Çajupi” sot dhe nesër në orën 19:00.

5. RECITAL I MUZIKËS KLASIKE NË SALLËN “TONIN HARAPI” TE LICEU

Një mbrëmje muzike klasike do të vijë në sallën e koncerteve “Tonin Harapi” në Liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë mbrëmjen e nesërme në orën 18:00 në recitalin e parë të Albana Bajraktarit.

6. “Bubu - Lolo - Kiko”, SHFAQJA PËR FËMIJË NË TEATRIN E KORÇËS

“Bubu – Lolo – Kiko” është shfaqja për fëmijë që vjen në teatrin e Korçës sot dhe nesër.

7. “SUPERDESIGN. DIZAJNI RADIKAL ITALIAN”, SHFAQET DOKUMENTARI

Dokumentari “SuperDesign. Dizajni Radikal Italian” nga Francesca Molteni do të shfaqet te kinema “Cube” te Piramida në Tiranë. “SuperDesign” është një film rreth nëntëmbëdhjetë protagonistëve të Lëvizjes Radikale Italiane. Përmes fjalëve dhe historive të tyre, ripërshkojmë historinë dhe trashëgiminë e lëvizjes. Ato na kthejnë në një kohë kur dukej e mundur. Imazhet e bukura historike evokojnë atmosferën e asaj periudhe.