Mbrojtja e territorit, prioritet i njëjtë si lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit! Rama: Nisim që sot, vendosim kontroll absolut (VIDEO)

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, duhet të bëhen urgjentisht prioritet i njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit. Ky ishte mesazhi dhe angazhimi madhor i Qeverisë shqiptare që ështëe shpalosur sot nga Qeveria shqiptare në një aktivitet të posaçëm. Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë që të nisë sot operacioni nga Velipoja deri në Ksamil për paligjshmërinë, përfshirë dhe ndërtimet pa leje.

Teksa garantoi se do të vendoset kontroll absolut në të gjithë territorin Rama ceku edhe ccështjen e menaxhimit të resurseve pasi sipas tij nuk ka asnjë logjikë të shkohet në majë të malit për një avlli kur në rërën e detit dikush bën namin.  Duke e vënë theksin se ndërtimet pa leje rrisin koston e përbashkët, Rama paralajmëroi të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje se pasi t'i prishet ndërtimi do të paguajnë edhe kostot e pastrimit.

Në aktivitetin e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme mbajtën fjalën e tyre edhe 3 ministra të linjës, Bledi Çuçi, Etilda Gjonaj dhe Blendi Klosi. 

VIDEO/ Aktiviteti i plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:42
Prezantohet drejtori i ri i IKMT, vendin e Dallëndyshe Bicit e ka marrë Ajet Zyberi, ish-drejtori i policisë në Korçë

1620999832_zyberiarapi.jpg

Ndërkohë që sot gjatë aktivitet në Ministrinë e Brendshme u prezantua edhe kreu i ri i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Vendin e Dallëndyshe Bicit, ish-drejtoreshës së institucionit shtetëror, e ka marrë Ajet Zyberi. Zyberi ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.   Ish-drejtuesja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila kandidoi edhe në zgjedhjet e 25 prillit, u emërua së fundmi në rolin e zëvendësministres së Mbrojtjes.

Ora 13:27
Lajmi i keq për ata që shesin buzë rruge, Rama:  Janë rrezik për aksidente, na prishin imazhin si vend turistik

Një tjetër paralajmërim nga kreu i qeverisë Edi Rama e kanë marrë sot të gjithë ata që shesin buzë rrugës. Rama tha se ato cenojnë sigurinë e qarkullimit, pasi janë shndërruar në burim aksidentesh.

“Rrugët kombëtare në segmente të caktuara janë qartazi zona me rrezik të lartë, për shkak se në anë të tyre ka aktivitete tregtare pa asnjë mbrojtje minimale për ata që qarkullojnë. Kjo është një gjëndje e trashëguar, por ka akoma vende ku tregtohen materiale ndërtimi, vaska, pemë dhe kjo duhet të marrë fund. Të paktën duhet të respektojnë për aq sa është e lejueshme, të lejojnë shtetin që të krijojë brenda mundësive një imazh sa më të kulluar, të këtij vendi që quhet turistik”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Ora 12:59
Rama merr rastin e Sarandës: Mbushet deti me gur dhe s’shkon një polic për të parë! Pse?! Ky është kryekëput korrupsion

1620984986_EDI.jpg

Kryeministri Edi Rama teksa sot për ndërtimet pa leje ishte i ashpër edhe me rolin e Policisë së Shtetit.  Rama mori si shembull bregdetin e Sarandës, ku siç tha ai, mbushet deti me gurë dhe nuk ka shkuar asnjë efektiv policie, as për ta pyetur se çfarë po ndodhte. Kryeministri tha se ky është kryekëput korrupsion.

"Është e pamundur që një ndërtim pa leje, një ndërhyrje në det në mes të Sarandës, jo në zona të pabanuara por në mes të qytetit. Të ndërhyhet në det, të mbushet me gurë deti dhe kjo të ndodhi pa vajtur këmbë polici për të thënë: Ej ca janë këto gurë që po hedh në det. Pastaj të vijë puna deri tek unë, dhe pasi ndërhyjë unë për 24 orë të pastrohet ajo, kjo është e papranueshme. Domethënë u bëka. Atëherë pse nuk është bërë. Kush e mban përgjegjësinë që s'është bërë. Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetveten dhe nuk duhet të lejojë që 1, 7, 12, 40 individë të njollosin reputacionin e saj dhe të shtetit. Kjo nuk është as indiferencë as mungesë aftësi, kjo nuk është absolutisht asgjë tjetër përvecse korrupsion. Nuk ka asnjë emër tjetër kjo. Kjo është korrupsion në kurriz të një dynjaje të tërë. Si u hidhkan gurë në gjithë bregdetin e Shqipërisë dhe nuk i shef njeri. Nga vijnë këto gurë? E nga kalojnë për të shkuar atje, si mbushet një det i tërë për të bërë prita e mole, e këtu nuk i shihka njeri. Ndërkohë avllinë e dikujt në firifistun e kap polici. Këto ndodhin para gjithë dynjasë. Dhe natyrisht ndodhin aty ku interesat janë shumë të mëdha. Se interesat nuk janë shumë të mëdha atje në firifistun. Se një familje po ndërton me kursimet e saj një mur. Dakord jam unë, por nuk duhet të fillojë atje dhe të mbetet atje. Të fillojë njëherë këtu poshtë e pastaj të shkojmë atje", tha Rama:

Ora 12:09
Rama: Kush ndërton pa leje do të paguajë edhe kostot e pastrimit, ndryshe ka pasoja të tjera

 

Kryeministri Rama paralajmëroi sot se të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje pasi t'i prishet ndërtimi do të paguajnë edhe kostot e pastrimit.

"Është shumë e rëndësishme që me të gjitha ndryshime ligjore forcat të fokusohen aty ku folëm, jo për maja malesh, fshatra apo zona që është duke i thënë 'faleminderit shumë që po rregullon murin' e jo për t'i vënë gjobë. Shpresoj shumë që do të kalojmë në një fazë të re. Kostot janë të tmerrshme për të gjithë. Ligji është i qartë, kush e ka bërë duhet të përballojë të gjitha kostot e pastrimit. Nëse nuk e bëjnë ka pasoja të tjera", tha Rama.

Ora 11:58
Ndërtimet pa leje/ Rama, policisë: Çfarë logjike ka të shkohet në majë të malit për një avlli kur në rërën e detit dikush bën namin (VIDEO)

Kryeministri Rama u shpreh i bindur se policia e shtetit është e aftë të kontrollojë territorin duke racionuar kapacitete e saja.

"Kjo është policia e shtetit që e shfarosi fenomenin e kultivimit masiv  në të gjithë territorin. Patjetër që në këtë proces policia e shtetit është e vetmja që mund të marrë të gjitha përgjegjësitë për këtë. Policia të fillojë nga zonat turistike, nga zonat e mbrojtura, nga zonat trashëgimi kulturore, nga qytetet, pas shkuar dhe për tu hallakatur në maja malesh ku një fshatar ndërton një mur apo rregullon një çati. Cfarë logjike ka t'i shkohet në majë Kallmetit për një avlli kur në rërën e Velipojës dikush bën namin", tha Rama.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrat Çuçi, Gjonaj dhe Klosi dolën sot nga Ministria e Brendshme dhe prezantuan një sërë ndryshimesh ligjore që kanë hyri në fuqi dhe aksionin për vendosjen e kontrollit të territorit në nivelin maksimal.

Ora 11:58
Ndërtimet pa leje/ Rama urdhër të prerë: Operacion nga Velipoja deri në Ksamil, pa asnjë tolerancë! Vija e kuqe të mos shkelet nga askush

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë urfdhër të prerë që të nisë nga operacion nga Velipoja deri në Ksamil prë paligjshmërinë, përfshirë dhe ndërtimet pa leje.

"I kam kërkuar ministrit, drejtorit të ikmt ministrit të turizmit të hartohet dhe të niset operacion nga velipoja deri në ksamil, dhe tani jo në mesin e verës kur të vijnë turistët. Pa asnjë tolerancë. Ata kanë  25 vjet që hanë buke atje, jo po duke shkuar aty ku është shumë e qartë fare, mjafton të hapësh sytë dhe e kupton për çfarë bëhet fjalë. Njerëzit që janë aty 25 nvjet mund të azhdojnë të bëjnë ato shërbime.

Duke shkuar për të vendosur një vijë të kuqe që sduhet të shkelet më nga askush. Aty ku është përcaktuar vija e pakalueshme e rërës aty duhet të jetë vija. Aty ku hidhet beton pa leje aty duhet të ketë jo vetëm prishje por ndalime procese penale në bazë të ligjit dhe ndryshimeve të reja që janë bërë për këtë punë. Kini parasysh dhe diçka tjetër që tha ministrja se me ndryshimet ligjore penalizohet i gjithë zinxhiri.  Ti i bën investitorit sipas dëshirës së investitorit për të ndryshuar kate e shtuar volume se shkon ti në burg", tha Rama.

Ora 11:47
Rama: Çdo krim ndaj territorit i barabartë me të tjerët, vendosim kontroll absolut! Nuk ka policë në zonat turistike për abuzimet

 

Kryeministri Edi Rama duke folur për aktivitete të paligjshme tha se ndërtimet pa leje rrisin koston e përbashkët. Ai  tha se çdo krim ndaj territorit është i pabarabartë me të tjerët dhe se policia duhet të jetë në gatishmëri. Përfshirjen e policisë në kontrollin e ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama e argumentoi se zotërimin e kapaciteteve. Rama mori shembull rastet kur polici shkon deri në fund të botës për një çati apo mur të ndërtuar pa leje, por nuk ka zellin të shkojë te ndërtimet në buzë të rrugës në zonat bregdetare. 

"Me ndërhyrjet e fundit në kodin penal në ligjin për disiplinimin e ndërtimev edhe nga ana tetër kërkohet një paketë e re aktesh nënligjore. Të gjitha përgjegjësitë dhe ndërveprimet të jenë të qartë për të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë këtu në rradhë të parë se çdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër. Duke cënuar pronën publike apo private duke cënuar planet e zhvillimit buxhetin e shtetit pasi vetiu kthehet në një çështje sociale apo financiare si rezultat i inertësisë së një procesi legalizimesh që përndryshe ska për të përfunduar kurrë në rast se nuk vihet pika fund.

Kemi ndërtimet me leje që bëhet vatra abuzive ku mbi lejen e dhënë ndërtohen volume të tjera dhe krijohen deformime të mëdha me kosto për komunitetin zhvillimin dhe për të ardhmen. Që policia e shtetit e ka kapacitetin ta kontrollojë në çdo centimetër territorin këtë e tregon 1 fakt i thjeshtë. Kur vjen pun për një murë një çati në fund të botës në zona rurale gjendet polici që shkon atje dhe që i kërkon llogari një fshatari. Për abuzime në zona turistike në buzë të rrugës që nga Velipoja deri në sarandë atëherë çuditërisht nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm.Vendosim kontroll absolut në territor.

Paketë aktesh rregullatore mbi të cilat duhet të funksionojë kjo fazë e re ku sikurse e tha dhe ministri i brendshëm çdo krim ndaj territorit duhet të jetë për policinë i barasvlefshëm me çdo aspekt të saj që nga krimi korrupsioni te trafiku i lëndëve narkotike.  E pamundur të vazhdojë të tolerohet një situatë e tillë", tha Rama.

Ora 11:39
Blendi Klosi: Sezoni turistik, garantimi i sigurisë dhe pastërtia 2 objektiva kyç

 

Në aktivitetin e zhvilluar sot për mbrojtjen e territorit, ministri i Mjedisit Blendi Klosi e vuri theksin te masat për sezonin e ardhshëm turistik.

Klosi tha se ruajta e sigurisë dhe pastërtia janë objektivat më të rëndësishëm.

"Edhe me ndryshimet në Kodin Penal krimi mjedisor tashmë është një krim penal dhe jo i thjeshtë., Kjo do të çojë në marrjen e masave më të fortë që për hir të së vërtetës ka qenë minimal deri tani. Ia kemi dalë po ashtu të reformojmë strukturat mjedisore. Ruajta e sigurisë dhe pastërtia janë objektivat më të rëndësishëm në këtë sezon turistik.

 

Ora 11:30
Etilda Gjonaj: Ndryshime ligjore garantojnë mbrojtjen totale të territorit dhe garantimin e pasurisë dhe shëndetit të qytetarëve

 

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i bëri një parashtrim të gjitha ndryshimeve ligjore që kanë hyrë në fuqi që kanë plotësuar të gjithë kuadrin ligjor për një mbrojtje sa më të mirë të territorit në vend.

"Policia e Shtetit është përgjegjësi dhe ka kompetencat e plota ligjore për të kontrolluar territorin si dhe për të ndaluar ato që nuk kanë zbatuar ligjin dhe që kanë lejuar ndërtimet pa leje. Roli i Policisë së Shtetit, IKMT-së dhe inspektoratet nuk lidhen vetëm me parandalimin e ndërtimeve pa leje por pikë së pari lidhen edhe me mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari shqiptar. Tërmeti na e tregoi qartë këtë. 

 Pasojat shumë të dëmshme na bënë që të kuptonim që çdo tolerim në cilësinë e ndërtimit përkthehet në jetë të humbura dhe pasoja të jashtëzakonshme ekonomike. Çdo ndërtim pa leje është një minë me sahat. Roli që luan Policia e Shtetit dhe IKMT duke përfshirë këtu edhe inspektoriatet e pushtetit vendosur nuk lidhet vetëm me ndërtimet pa leje por më së pari me mbrojtjen e jetës.

Policia e Shtetit dhe IKMT ka në dorë çdo instrument ligjor për të përmbushur me devotshmëri detyrën. Duke përfshirë sanksionet administrative dhe ato penale. Nga të gjithë ndryshimet ligjore që janë në fuqi, IKMT ka instrumentet e posaçme, tashmë edhe me përgjegjësi të reja që çdo mbikëqyrës që kontrollon ndërtimin. Në rast se ndodh shkelja e lejues duhet të njoftojë IKMT. IKMT e ka të sanksionuar në ligj vendosjen e sanksioneve penale.

Me ndryshimet që janë kryer u arrit të rregullohet përcaktimi i qartë i përgjegjësive penale i subjekteve që kanë vepruar. Vendoset një vepër e re penale për këtë kategori që dëmton me dashje dhe rrezikon jetën e njerëzve. Janë ndarë në mënyrë të qartë përgjegjësitë. Një nga ndryshimet më të rëndësishme në ligj është vendosja e detyrimit të mbikëqyrësit të punimeve. Ai është i detyruar të urdhërojë pezullimin e punimeve dhe pas të njoftojë IKMT.

Ajo do të marrë më shumë informacion dhe bashkë me policinë e shtetit do të marrë më shumë masa. Me ndryshimet që janë kryer, janë forcuar sanksionet ndaj personave që kryejnë ndërtimet pa leje. Një objekt i ndërtuar pa leje tashmë mund të konfiskohet për interes publik. Çdo subjekt që ndërton pa leje, investitori do të përfshihet në listë të zezë dhe për 5 vite nuk ka të drejtë të marrë asnjë leje. Çdo punonjës i ngarkuar me një funksion shtetëror që bie në dijeni me paligjshmëri, në rast kur nuk merr masa, kodi penal ka parashikuar një sanksion si vepër penale me dënim deri në 3 vite burg", tha ndër të tjera Gjonaj.

Ora 11:14
Bledi Çuçi: Ta harrojë celularin tim sado i pasur të jetë, 15 vite burg kush ndërton pa leje! Zero tolerancë

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në fjalën e tij ishte shumë i ashpër me paralajmërimin e tij për të gjithë ata që do të prekin territorin e Shqipërisë me ndërtime pa leje apo abuzime. Ai paralajmëroi se ndërtuesit pa leje do të dënohen deri në 15 vite burg. Ministri tha se Policia e shtetit do ketë hartën e lejeve të ndërtimeve në Shjqipëri dhe bëjmë plan kontrolli.

"Ende nuk kemi bërë aq sa duhet për sa i takon koordinimi të të gjitha struklturave. Ende punojmë si ishujt të pavarur të pakoordinuar me strukturat e policisë.  Mendoj që  Ka ardhur koha që policia duhet konsuideruar si një e vetme në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territorin. Përgjegjësi mbi ccdo vepër penale duhet ta ketë dhe do ta ketë edhe në realitet tashmë Policia e Shtetit, e cila duhet të kontrollojë ccdo centimetër katror në territorin e Shqipërisë. Duhet të ketë grupe të përbashkëta me punonjësin që ka në ngarkim territorin me inspektorin që përgjigjet për mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e pyjeve apo inspektorin e mbrojtjes së territorit.  Dua t'i kujtoj të gjithë ata dhunues se do të përballen me forcen e ligjit, ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm. Sado i pasur të jetë nuk do të tolerohet më dhunë mbi territorin e Republikës së Shqipërisë. ", ka thënë Çuçi.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 15/05/2021 10:24

    Arestoni drejtoret e Policeve ede IKMTs sepse ata jan ne dijeni per te gjitha ndertimet pa leje qe kryen,thjesht marin lek nga populli. Gjithe njerzit dim sa kushton nje kafe te drejtori i policise edhe te inspektori i IKMTs per te mdertuar nje banese se edhe nje stalle. Populli nga pamundesia e nxjerjes nje leje japin lek polcise edhe bashkise per te nderuar edhe kete e din gjithe shqiptaret

    Përgjigju
  • Noli: 15/05/2021 04:32

    Ja dhe episodi i radhes i kapjes se shtetit. Njesoj ose me keq se Berisha. Para zgjedhjeve asnje fjale per ndertimet pa leje, prishje apo terror policor. Ne e dime qe nuk e pret barku per ligjin por thjesht per te kamufluar operacionin e radhes se spastrimit te bregdetit me synim per ti grabitur per vete. Hipokrizia me domethenese eshte kur thote qe policia jone heroike e shfarosi kanabisin. Sikur nuk jeton ne Shqiperi. Sikur nuk e di qe nga 2013 e ketej, kanabis kultivohej e trafikohej nga POLICIA!!! Ministri i Brendshem eshte denuar per kete pune. Dhe qershia mbi torte, emerimi ne krye te spastrimit INUK pikerisht te nje ish zyrtari policie qe e kishte te rende perqindjen per kanabisin. Dhe qe i raporton Besnikut te Taivanit e familjes se tij.

    Përgjigju
  • andi: 15/05/2021 03:10

    BRAVO RAMA QE VURE DORE MBI KETE PLAGE..ASNJE TE MOS LEJOHET TE PREKE NJE CM RERE,,,,KEMI NJE VEND TE MREKULLUESHEM ;,POR SHPELLARET DUAN TA SHKATARROJE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse SHBA kishte dijeni: Ne nuk ishim të përfshirë

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse SHBA kishte dijeni: Ne nuk ishim të përfshirë