Aktori i njohur John Cena do të dhurojë gjysmë milioni dollarë për organizatat që mbështesin zjarrfikësit.
Ai është ndikuar nga zjarret që kanë pushtuar së fundmi Kaliforninë.
Mijëra banorë të Los Angeles-it u detyruan që të braktisnin shtëpitë e tyre pas përhapjes së vatrave të zjarrit.
Sipas kryebashkiakut Eric Garcetti, flakët janë përhapur në më shumë se 200 hektarë që kur nisën orët e para të mëngjesit pranë Getty Center.
Përmes një fotoje në Twitter ai publikoi lajmin.
“Po kërkoj që sot në FirstRespondersDay të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar ata që rrezikojnë jetën e tyre për të na mbrojtur ne të gjithëve”, ka shkruar Cena.
Ai shtoi se në kohë si këto ata që po japin jetën duke punuar pa orar kanë nevojë që t’u sigurojnë burime.