Aktorja ​Matilda Makoçi gjatë
 provave për “Hare+M”/Foto

Bëri bujë rikthimi i pas kaq viteve i aktores Matilda Makoçit në skenë. Pasi portalet i bënë jehonë fotos së poetes së Natasha Bega, Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht për lexuesit foto gjatë një momenti prove, ku aktorja Matilda Makoçi po lexon poezitë e artistes. 

‘Hare+M’ është konceptuar si vijimi i një tjetër performance artistike të veçantë të Natasha Begës, realizuar në shkurt të këtij viti me titullin "Erosi i Ali Pashës".
Një detaj i veçantë do të jenë vetë pjesëmarrësit në këtë  mbrëmje, të cilët do të jenë  të veshur me fustane të stilizuar që shkojnë me skenografinë e krijuar enkas për këtë rast.

Makoçi është e njohur jo vetëm për aktrim, por dhe si ish-bashkëshortja e Edi Ramës dhe nëna e djalit të tij, Gregut.

‘HARE+M’  do të hapet të shtunën, me 22 tetor, në orën 18:00 në restorant ‘Pierino’ pranë Medresesë.

matildamatilda makoci



(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët

Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët