Aktorja me zërin e Peppa Pig, Harley Bird tërhiqet nga roli pas 13 vjetësh

Aktorja me zërin e Peppa Pig, Harley Bird tërhiqet nga roli pas 13 vjetësh

Aktorja, e cila ka kënaqur të vegjlit si zëri i Peppa Pig për më shumë se një dekadë, “i vari këpucët e saj në gozhdë” duke u larguar përfundimisht nga ky rol.

Harley Bird, 18 vjeç, ka luajtur dërrkucen më të njohur të televizionit për fëmijë, për 13 vjet. Në vitin 2011, ajo fitoi një çmim BAFTA për punën e saj në këtë shfaqje.

Bird do të zëvendësohet nga 9-vjeçarja Amelie Bea Smith, e cila do të shfaqet në episodet anglisht-folëse të shfaqjes nga shkurti, konfirmoi studio Entertainment One në një deklaratë të saj këtë të premte.

"Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Amelie në zërin e Peppa Pig dhe jemi të sigurt se ajo do të vazhdojë fortë trashëgiminë e aktorëve të mëparshëm të zërit Peppa," thanë bashkë-krijuesit Neville Astley dhe Mark Baker në një deklaratë.

Agjenti i Smithit, Mark Jermin, tha se 9-vjeçarja ishte "e emocionuar" për të marrë përsipër rolin.

"Amelie ka qenë një fanse e madhe e shfaqjes që kur ishte e vogël, kështu që dhënia e këtij roli është si një ëndërr e bërë realitet për të", shtoi Jermin. Bird, është zëri më i gjatë që ka luajtur Peppa Pig, duke luajtur 185 episode të saj që nga fillimi i skenës në moshën pesë vjeç. Në një deklaratë, Bird e quajti punën e saj në shfaqje "fillimin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm" dhe i uroi Smith fat në rol. Zëri I dërrkuces së njohur, Peppa është luajtur më herët nga Lily Snowden-Fine dhe Cecily Bloom.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Edhe 100 Leo'! Shënoi për Kombëtaren, kujt ia dedikoi golin Asllani

'Edhe 100 Leo'! Shënoi për Kombëtaren, kujt ia dedikoi golin Asllani