Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me kontrollet në të gjithë vendin, ndërsa kësaj radhe janë konstatuar mangësi në dokumentacion në 3 biznese, “magazinë ushqimore”, “market” dhe “supermarket”.
Për shkeljet e konstatuara ndaj këtyre subjekteve janë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 300.000 lekë si dhe bllokim produkti deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët për sigurinë e produkteve ushqimore dhe fton për forcimin e bashkëpunimit për ndëshkimin e paligjshmërisë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)