ELBASAN, 27 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku /.- Në prefekturën e Elbasanit u mblodh sot task forca për kontrollin e therrjes dhe shitjes së mishit, ku mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj.
Gjatë mbledhjes u evidentuan problematikat në lidhje me therrjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit jashtë kushteve higjieno - sanitare.
Drejtori i KU-së, Bakaj, tha se "nuk do të lejohet në asnjë rast tregtimi i mishit jashtë thertoreve të licensuara dhe të kontrolluara".
Sipas tij, së shpejti të gjithë veterinerët e bashkive dhe komunave do të kalojnë në varësi të AKU për të pasur një rezultat më të mirë në kontrollin e produkteve ushqimore. "Kjo nuk bëhet për qëllime të veçanta por i shërben punës", shtoi Bakaj.Ndërsa prefekti i qarkut, Arben Kamami, tha se "nuk duhet të kryhet më therrja dhe tregtimi i mishit në zonat publike"./k.s//a.ke/