Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) siguroi sot se cilësia e miellit që përdoret në vend është në normat e Bashkimit Europian, në të gjthë përbërësit e tij. AKU zhvilloi paraditen e sotme një takim të përbashkët me importuesit e grurit dhe miellit në Shqipëri, për të garantuar sigurinë dhe cilësinë ushqimore.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Afrim Bakaj tha se cilësia e miellit është në normat e BE-së në të gjthë përbërësit e tij, si në përqindjen e proteinës (12%) dhe në sasinë e glutenit, hireve dhe përbërësve të tjerë të bukës.

Importuesit e miellit siguruan se mielli që vjen në Shqipëri është i garantuar me standardet e BE-së, pasi kalon në shumë etapa çertifikimi, duke nisur nga vendi i origjinës, për të vazhduar në kontrollet e rrepta që bëhen nga AKU.

Për të garantuar cilësinë e miellit operatorët e biznesit kanë ngritur edhe laboratorët e tyre privatë, ku analizojnë të gjithë përbërët e produkteve që importojnë.

Drejtori i AKU-së, tha se do të jetë në qendër të vëmendjes i gjithë sistemi i gjurmueshmërisë për grurin dhe miellin, nga vendi i origjinës, pikat kufitare nga importohet e deri në furrat e bukës.

Për të garantuar sigurinë ushqimore, AKU vetëm gjatë dy muajve të fundit, ka marrë 280 kampionë mielli, nga të cilat, vetëm gjashtë kanë rezultuar me probleme hiri dhe gluteni, ndërsa ndaj subjekteve janë marrë masa /ATSH/