U konsumua 13.2 ton akullore me përbërje kancerogjene, reagon AKU: Brenda 7 ditësh u tërhoq e gjithë sasia nga tregu

U konsumua 13.2 ton akullore me përbërje kancerogjene, reagon AKU: Brenda 7 ditësh u tërhoq e gjithë sasia nga tregu

Vijojnë debatet lidhur me akulloret e importuara nga Franca në Shqipëri, gjatë periudhës mars -maj të vitit 2021, për të cilat u zbulua se kishin prani të oksid etilenit, i cili shkakton kancer dhe leucemi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar ditën e sotme, pas shqetësimeve lidhur importin e akulloreve nga Franca, ku përmes një njoftimi në rrjetet sociale, AKU informon mbi procedurat që janë ndjekur dhe masat e marra në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

AKU bën të ditur se më datë 30.07.2021 ora 11.49 PM nga sistemi RASFF informohet se Shqipëria është në listën e 47 vendeve të cilat janë furnizuar me produktin akullore të prodhuar nga një kompani franceze, e cila përmbante substancën e paautorizuar “oksid etileni” në stabilizuesin “lygomme” të përdorur për prodhimin e akullores.

Me marrjen e njoftimit, AKU thotë se ka kryer verifikimet e sasisë të importuar për lotet respektive të evidentuara në njoftim, si dhe ka nisur inspektimin në operatorë të biznesit ushqimor me qëllim ndjekjen e gjurmueshmërisë së produktit dhe tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e tij.

“Importet për këtë produkt sipas loteve të përcaktuara nga sistemi RASFF janë kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para daljes së njoftimit nga sistemi RASFF me datë 31.07.2021). Brenda periudhës 7 ditore nga marrja e njoftimit, është kryer inspektimi në subjektet respektive dhe më pas është bllokuar dhe asgjësuar e gjithë sasia e këtij produkti”, informoi AKU.

Kreu i KLSH, Arben Shehu ka ngritur dje (16 korrik) 'alarmin' në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ndërsa zbuloi se në Shqipëri janë treguar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni gjatë 2021. Ai hodhi akuza ndaj AKU se nuk mori asnjë masa në kohën e duhur.

Sipas auditimit rezulton se janë konsumuar 13.2 ton akullore me oksid etileni, nga 17,5 ton akullore që u blenë në total. Sipas gjetjeve produktet janë shitur kryesisht në: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropojë, Lezhë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike kërcënim për ekonomitë e Ballkanit! BB: Vendet duhet të investojnë 37 mld dollarë për klimën

Ndryshimet klimatike kërcënim për ekonomitë e Ballkanit! BB: Vendet duhet të investojnë 37 mld dollarë për klimën